Aktualitet

Rindërtimet pa izolim sizmik, inxhinierët: Rikonstruktimi i ndërtesave nuk i siguron

Kreu i shoqatës së sizmologjisë Agim Seranaj thotë se në Shqipëri po ndërtohet ende me teknologjinë e vjetër.

21 Nëntor 2022, 08:10 Nga I.A
Rindërtimet pa izolim sizmik, inxhinierët: Rikonstruktimi i
Luan Myrtaj

TIRANË- Ndërtesat që po ndërtohen tani dhe pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 nuk kanë izolim termik. Këtë e kanë bërë të ditur inxhinierë nga Shqipëria si dhe nga Japonia për Ora News. Kjo i bën ato përsëri të rrezikuara nga çdo lëkundje sizmike. Inxhinieri Luan Myrtaj, thotë se në Durrës më së shumti janë bërë riparime të fasadave.

“Për ndërtesa te vjetra, që janë përforcuar dhe janë meremetuar me bojë e fasada, ato mund të kenë probleme shumë të rënda,” tha Myrtaj

Kreu i shoqatës së sizmologjisë Agim Seranaj thotë se në Shqipëri po ndërtohet ende me teknologjinë e vjetër.

“Në muajin nëntor 2019 patëm tërmetin e fundit dhe përforcimi i objekteve u bë në mënyrë tradicionale dhe jo në mënyrë moderne,” tha Seranaj

Edhe projektet e rindërtimit, nuk kanë një izolim sizmik, ato janë të ndërtuara me sipas metodave të vjetra.

“Sot ndërtojmë në mënyrë tradicionale që forcat sizmike i përballon ndërtesa dhe nuk i shuajmë këto forca. Ndërtesa e reja nuk e kanë këtë gjë edhe pse është rritur cilësia e materialeve,” tha Myrtaj.

luan myrtaj agim seranaj

Sondazh

Poll