Aktualitet

Lumi Ishëm del nga shtrati, izolohen 10 banesa në Fushë Krujë, përmbyten sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore

Niveli i ujit nëpër ara shkon në rreth 50 cm.

21 Nëntor 2022, 07:39 Nga F.M
Lumi Ishëm del nga shtrati, izolohen 10 banesa në Fushë
Përmbytje në Fushë Krujë

FUSHË KRUJË- Lumi Ishëm në Fushë Krujë ka dalë nga shtrati duke izoluar 10 banesa. Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë gjatë natës, raportohet se uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.

Niveli i ujit nëpër ara shkon në rreth 50 cm. Sot është dita e dytë e motit me reshje të dendura shiu në Shqipëri. Zona më problematike është Shkodra, ku janë raportuar përmbytje masive dhe dy persona të zhdukur. Përmbytje ka dhe në Lezhë.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll