Politike

Balluku shkon në Hidrocentralin e Vaut të Dejës: Kemi pasur menaxhim, ndryshe përmbytjet do ishin masive

Ajo iu drejtua Opozitës dhe kërkoi që të mos dezinformonin qytetarët, kur nuk e prekin vetë terrenin.

21 Nëntor 2022, 07:01 Nga F.M
Balluku shkon në Hidrocentralin e Vaut të Dejës: Kemi pasur
Belinda Balluku

VAU I DEJËS- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëkohësisht zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku ka vizituar pak para mesnatës së kaluar Hidrocentralin e Vaut të Dejës. Nga atje, Balluku u shpreh se janë bërë shkarkime të organizuara pasi ka patur reshje përtej pritshmërive. Në të kundërt, sipas Ballukut, përmbytjet do të kishin qenë edhe më të mëdha. Ajo iu drejtua Opozitës dhe kërkoi që të mos dezinformonin qytetarët, kur nuk e prekin vetë terrenin.

 “Kemi pasur reshje me intensitet të lartë që kanë qenë mbi parashikimet tona dhe na është dashur të bëjmë shkarkime të organizuara. Në të kundërt do të kishim përmbytje masive. Kemi pasur një zonë të ngarkuar atmosferike. Fronti po spostohet në jug. Pas një viti shumë torturues fushës energjetike, do të mund të kemi prurje të konsiderueshme në hidrocentralin e Fierzës.  Ne e ndjejmë detyrim të informojmë se qytetarët dizinformohen nga njerëz që nuk e prekin terrenin dhe kur ka emergjenca e shfrytëzojnë për qëllime politike,”- tha Balluku.

belinda balluku moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll