Politike

VD/ Alimehmeti shpalos programin: Rama ik! Na hoqe dritat, por më 14 maj marrim fitoren (Shkëputet energjia teksa flet)

Alimehmeti tha se Tirana ka nevojë për ndryshim. Fjalinë e mbylli me fjalët: Rama ik!

20 Nëntor 2022, 23:16 Nga F.M
VD/ Alimehmeti shpalos programin: Rama ik! Na hoqe dritat, por më 14 maj
Dritat

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka shpalosur programin e tij për Bashkinë Tiranë. Në fjalën e tij, Alimehmeti tha me bindje se më 14 maj, fitorja do të jetë e Partisë Demokratike. Ai tha se kjo do të ndodhë pasi ata do të futen në garë me antitezën e kryebashkiakut actual Erion Veliaj. Alimehmeti tha se Tirana ka nevojë për ndryshim. Fjalinë e mbylli me fjalët: Rama ik!

"Unë besoj te puna dhe jo te fjalët. E njoh mirë Tiranën. Këtu jam lindur, këtu jam rritur, këtu jam zhvilluar. Kam bërë shkollën këtu, gjimnazin dhe universitetin po në të njëjtën zonë. Kam punuar në spital e fakultet, e njoh zonën pëllëmbë për pëllëmbë, sa herë kisha kohë të lirë kaloja në Linzë. Askush nuk i ka parë për investime por thjesht për shfrytëzime momentale. Prindërit e mi i njihni shumë mirë, besoj i mbani mend. Gjithmonë kemi qenë pranë Partisë Demokratike, për të shërbyer. Unë u riaktivizova në prill të këtij viti dhe jam shumë i lumtur që shoh një rritje të vazhdueshme të PD-së. E lexoj se çfarë do të ndodhë më 14 maj. Ne fitojmë, fitojmë me antitezën e atij që është sot aty, e kryetarit në ikje. Duhet ta keni të qartë. Ne të gjithë do të jemi të bashkuar, por do të bashkojmë dhe aleatët. Rama ik, Rama ik, dritat na i hoqe, por dritën e sjellim vetë ne,”- tha Alimehmeti.

 

ilir alimehmeti primaret ne pd

Sondazh

Poll