Aktualitet

VIDEO/ Call-centeri në Shqipëri i mori kursimet e jetës, italiani gjen 'mashtruesen', vajza-gazetares: Do të ta thy kamerën!

Antonio Blesi, i cili me lotët në sy tregoi për gazetaren Aida Topalli se si ishte mashtruar nga një call-center në Shqipëri ku kishte humbur 115 mijë euro kursime.

20 Nëntor 2022, 23:08 Nga DOSJA
VIDEO/ Call-centeri në Shqipëri i mori kursimet e jetës, italiani
Antonio Blesi dhe Blerina Kamberi

TIRANË- Piranjat në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, kanë treguar që prej fillimit të misionit të tyre se nuk lënë asgjë pa e dërguar deri në fund. Në puntatën e parë të këtij emisioni investigativ në televizionin Abc, e mbani mend të moshuarin italian, Antonio Blesi, i cili me lotët në sy tregoi për gazetaren Aida Topalli se si ishte mashtruar nga një call-center në Shqipëri ku kishte humbur 115 mijë euro kursime.

Në atë kohë Piranja jonë Aida e ndoqi çështjen nga fillimi deri në fund dhe gjeti se personi që kishte mashtruar Antonio Blesin, kishte një emër dhe quhej Blerina Kamberi. Por edhe pas denoncimit Blerina u mbajt vetëm disa orë në komisariat.

Atëherë kur çështja u duk sikur u harrua SPAK në bashkëpunim me ligj zbatuesit ndërkombëtarë bëri një super aksion ku në pranga ranë 4 persona të akuzuar për mashtrim, mes tyre edhe Blerina Kamberi. Edhe pse Antonio mbase nuk ka për t’i parë më kurrë paratë e tij, ai sërish është i kënaqur pasi dikush më në fund po paguan për atë që ka bërë.

Marrë nga ABC

antonio blesi blerina kamberi

Sondazh

Poll