Politike

VD/ Moti i keq në Shqipëri, Rama bën reagimin e parë: 100 efektivë nisen drejt Shkodrës, në gatishmëri gjatë natës

Kryeministri Rama shton se kjo gjë po bëhet për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim.

20 Nëntor 2022, 21:38 Nga F.M
VD/ Moti i keq në Shqipëri, Rama bën reagimin e parë: 100
Efektive

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e parë pas një dite me mot të keq, përmbytje e reshje të dendura që la pas një bilanc të rëndë me dy të zhdukur. Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar një video. Krah të cilës, kreu i qeverisë shkruan se mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër. Kryeministri Rama shton se kjo gjë po bëhet për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim.

Postimi i Ramës:

Situata më e fundit në vend. *Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim.

edi rama moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll