Politike

Bogdani shpalos programin për Tiranën: Qytetari do të jetë i pari në listë për mua!

Ai përmendi një e nga një të gjithë abuzimet që bëra nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

20 Nëntor 2022, 20:08 Nga F.M
Bogdani shpalos programin për Tiranën: Qytetari do të jetë i
Gert Bogdani

TIRANË- Gert Bogdani, kandidati i Primareve të Partisë Demokratike për Tiranën ka shpalosur programin e tij për kryeqytetin. Në fjalën e tij, Bogadani tha se të parin në listë do të ketë qytetarin dhe jo mikun ndërtues. Ai përmendi një e nga një të gjithë abuzimet që bëra nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

"14 maji është për të ndërruar një model për të ardhur me dikë që respekton vendin. Tirana sot është e përmbytur, u përmbyt dhe ne verë me 12 minuta shi. Këtu ka të drejtë Veliaj që ka thënë se e ka zgjeruar Liqenin e Tiranës sepse e ka bërë vetë Tiranën me një liqen. Gjëja e parë që do të ndryshojë më 14 maj për Tiranën është zbatimi i ligjit. Atë arrogancë që Veliaj ka treguar tek Teatri Kombëtar, atë ka treguar edhe tek '5 Maji' e kudo. Tek "Myslym Keta" po kërkon të bëjë të njëjtën gjë sepse tërmetin ai nuk e konsideron fatkeqësi, por fat për të ndërtuar kulla. 14 maji do të jetë dita e ndryshimit, i pari do të jetë qytetari dhe i fundit miku ndërtues. Shumë zona janë lënë në harresë, nuk ka infrastrukturë, nuk ka zhvillim. Prista është buzë Ujësjellësit dhe nuk ka ujë. I vetmi fshat që ka parë asfalt me sy është Surrelli, të tjerët aspak. Një banor nuk e zgjidh dot një hall tek njësia administrative, por do të zbresë tek Bashkia e Tiranës,"- tha Bogdani.

gert bogdani primaret ne pd

Sondazh

Poll