Politike

"Kryeqyteti evropian i rinisë"/ Berisha reagon për përmbytjet në Tiranë: Lal betoni është fshehur

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Berisha shkruan sipër një fotoje me makina të fundosura në ujë: Kryeqyteti evropian i rinisë. Lal betoni është fshehur (Duke iu referuar kryetarit të Bashkkisë Tiranë Erion Veliaj).

20 Nëntor 2022, 20:09 Nga a.l
"Kryeqyteti evropian i rinisë"/ Berisha reagon për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për përmbytjet në Tiranë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Berisha shkruan sipër një fotoje me makina të fundosura në ujë: Kryeqyteti evropian i rinisë. Lal betoni është fshehur (Duke iu referuar kryetarit të Bashkkisë Tiranë Erion Veliaj).

"Kryeqyteti evropian i rinisë"/ Berisha reagon për
Postimi i Berishës

Në kryeqytet reshjet kanë qenë intensive dhe kanë bllokuar me orë të tëra trafikun sot, por Shkodra, Lezha dhe Dibra janë tre qarqet ku janë shkaktuar dëme kolosale, si pasojë e motit të keq. Disa ura që lidhin fshatrat janë shembur, dhjetëra banesa janë përmbytur dhe dhjetëra të tjera kanë mbetur pe energji elektrike në këto tre qarqe të vendit. Sakaq dy persona rrezultojnë të humbur në Malësinë e Madhe, për shkak të prurjeve. Sakaq, një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit ku 3 të tjerë janë dërguar me urgjencë në spital./ Dosja.al

moti i keq ne shqiperi sali berisha

Sondazh

Poll