Politike

Kandidati i Primareve ngre tonet: Rama ka futur duart në PD! Unë jam Fatmir Merkoçi që sjell fitore, kam lënë gjakun, por në garë s’jemi të barabartë

Kjo, pasi sipas tij të tjerët kanë edhe poste që i favorizojnë, ndërsa ai nuk e ka një gjë të tillë.

20 Nëntor 2022, 20:07 Nga F.M
Kandidati i Primareve ngre tonet: Rama ka futur duart në PD! Unë jam
Fatmir Merkoçi

TIRANË- Fatmir Merkoçi ka shpalosur programin e tij për Bashkinë Tiranë por nuk është kursyer teksa është shprehur se kryeministri Edi Rama e Partia Socialiste kanë ‘të infliktruar’ në PD. Në fjalën e tij, Merkoçi tha se ka fituar gjithmonë dhe se çdo gjë e kthehn në kauzë, por nuk ndjehet i barabartë në garë. Kjo, pasi sipas tij të tjerët kanë edhe poste që i favorizojnë, ndërsa ai nuk e ka një gjë të tillë.

“Jam prodhues i Partisë Demokratike. Jam këtu se jam kundër komunizmit. Te gjithë e dinë çfarë ka bërë Veliaj. Unë kam bërë 32 vjet luftë. Jam përball me çdo njeri për ato kullat, jam përballur dhe me partinë time. Jam përballur për të mirën e demokratëve dhe demokracisë. Unë hyj në betejë për të fituar, gjithmonë kam fituar. Kam fituar edhe kur më hodhi Lul Basha gaz. Se dhe mediat ndërkombëtare shkruanin ‘u sulmua heroi’. Unë fitoj, di të fitoj. Ngre kauza për ju, për popullin, për kombin. Gjithmonë kam dalë në protestë. Shumica hesht prej frikës, por unë e them se jam hapur kundër diktaturës. Kemi frikë një kriminel dhe marrim rrugët e kurbetit, nuk dalim si e gjithë bota që ta kapim e ta tërheqim zvarrë atë njeri. Dhe kur them dalim, nuk them dilni ju se unë po rri në shtëpi. Kam tre javë që dal në protestë për ju, për fëmijët tuaj, për t’ju siguruar juve minimumin jetik. Rama i ka future duart dhe tek PD-ja, kanë kapur ca aty dhe po kërkojnë të mbahen fort. Po të doja e shpallja kandidaturën siç e shpallën të tjerët, por jo, u futa në garë dhe respektova rregullat. Por nuk jemi të barabartë, sepse të gjithë janë me poste. Nëse futesh në garë, hiq dorë nga postet dhe hajde dil në garë me mua. Unë di të fitoj, unë çështjet i kthej në kauza, unë Fatmir Merkoçi ju garantoj që tërhiqem nga gara nëse nuk dal me simbolet me PD, i kam dhënë gjakun kësaj partie, kësaj Tirone, ju kërkoj votën për të fituar për ju dhe jo për veten time,”- tha Merkoçi.

fatmir merkoci

Sondazh

Poll