Politike

Kandidate në Primaret/ Fejzo: Veliaj do na ketë të shtatë përballë, fokusi im, fëmijët dhe gratë

Ajo përmendi gjithashtu dhe faktin që në Tiranë nuk ka një korsi emergjencë dhe se rrugët dytësore janë lënë në plan të fundit.

20 Nëntor 2022, 19:49 Nga F.M
Kandidate në Primaret/ Fejzo: Veliaj do na ketë të shtatë
Enkelejda Fejzo

TIRANË- Enkelejda Fejzo, kandidatja në Primaret e Partisë Demokratike për Tiranën ka shpalosur programin e saj para demokratëve. Në fjalën e saj, Fejzo tha se demokratët nuk e kanë garën me njëri-tjetrin, por me qeverinë. Ajo tha se më 14 maj, kryebashkiaku Erion Veliaj do t’i ketë të shtatë përballë dhe kjo nuk do të jetë e lehtë. Fejzo u shpreh se fokusi i saj do të jetë tek fëmijët e dhuna ndaj grave. Ajo përmendi gjithashtu dhe faktin që në Tiranë nuk ka një korsi emergjencë dhe se rrugët dytësore janë lënë në plan të fundit.

"Sot erdhi vota e anëtarit. Një votë është shumë e rëndësishme për të zgjedhur më të mirin. Betejën e kemi për ide, vizion, për të sjellë më të mirën. Duhet programi më i mirë që më 14 maj kur do shndërrijë një yll, do jemi më të qeshur se kurrë. Brenda PD-së ka garë. Forca juaj nuk është e kryetarit, por e anëtarit. Jam punëtore si ju dhe dua një fjalë magjike që duhet ta mbani mend, 'sot, jo nesër'. Familja, arsimi, atdheu janë në rrezik. Unë fokusin do ta kem tek fëmijët. Keni parë se çfarë bëhet? Ç’do ditë kemi nga një përdhunim, mos shikoni Tiranën që bëhet zhurmë, por shkoni në fshatrat e harruara atje ku kamerat arrijnë ndonjëherë kur gazetari dëshiron të bëjë ndonjë emision. Korsia e emergjencës nuk ekziston. Kur kalon auto-ambulanca bëjmë të gjithë sikur jemi shofera ambulance dhe e ndjekim pas. Përfitojmë të kalojmë. Rrugët dytësore janë lënë pas dore, nuk ka parqe për fëmijët, nuk ka asgjë,"-tha Fejzo.

primaret ne pd enkelejda fejzo

Sondazh

Poll