Politike

PD nis prezantimin e kandidatëve të tjerë për Primaret, 1 minutë heshtje për të zhdukurit nga Shkodra

Të gjithë u ngritën në këmbë.

20 Nëntor 2022, 19:24 Nga F.M
PD nis prezantimin e kandidatëve të tjerë për Primaret, 1
PD mban një minutë heshtje

SHKODËR- Partia Demokratike e ka nisur me një minutë heshtje për babë e bir që u zhdukën mesditën e sotme në Shkodër pasi i mori rrjedha e ujit. Fjalën e para e mori Adriana Kalaja, një nga kandidatet për primaret e Tiranës, e cila kërkoi që të gjithë të ngriheshin në këmbë dhe të respektonin dy personat që dyshohet të kenë humbur jetën, por që ende nuk u janë gjetur trupa. 

"Sot është një ditë e trishtë, për shkak të ngjarjes që ka ndodhur në Shkodër. Një familje e mori rrjedha e ujit për shkak të babëzisë e asaj që sjell mosmenaxhimi i taksave që reflektohet në ditët me mot të keq. Babë e bir janë zhdukur dhe unë kërkoj që të mbajmë një minutë heshtje. I paharrueshëm qoftë kujtimi i tyre,"- tha Kalaja. 

partia demokratike

Sondazh

Poll