Art&Argëtim

Gërmimet në varrin masiv, arkeologët zbulojnë 50 mumje mbi 2000 vjeçare

3 Shkurt 2019, 07:49 Nga DOSJA
Gërmimet në varrin masiv, arkeologët zbulojnë 50 mumje mbi

EGJIPT- 50 mumje janë gjetur në Minia në jug të Kairos. Mumjet janë mbi 2000 vjeçare dhe i përkasin Epokës së Ptolemaikut.

Dymbëdhjetë prej mumjeve të gjetura ishin fëmijë, gjashtë prej tyre ishin kafshë dhe pjesa e mbetur ishin burra dhe gra të rritur.

Puna për gjetjen e varrit masiv kishte filluar që prej shkurtit të 2018-ës, ndërkohë që gërmimet ende vazhdojnë për gjetjen e trupave të tjerë.

Ne gjetëm dy varre nëntë metra të thella që përmbajnë më shumë se gjashtë dhoma, kështu që do të vazhdojmë gërmimet,” tha një anëtar i ekipit të arkeologëve, Mohamed Ragab.

Identiteti i mumieve nuk dihet, pasi nuk i kanë pasur të shkruar emrat e tyre në hieroglife. Por sipas Ragab, nga procesi i balasamimit të cilit i janë nënshtruar personat e varrosur do të thotë se ata kanë pasur pozicione të rëndësishme në shoqërinë e kohës.

Ata u gjetën të mbështjellë me rroba prej lini, ndërsa të tjerë ishin të vendosur në arkivole prej guri ose sarkofagë prej druri.

(k.m./dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

kulture kulture egjipt mumje egjipt mumje

Sondazh

Poll