Art&Argëtim

“Si ndodhi puthja e parë?” Enkel Demi rrëfen si e bëri për vete ish-deputeten Mesila Doda: Paguaja me listë, i shkelja

2 Shkurt 2019, 21:37 Nga DOSJA
“Si ndodhi puthja e parë?” Enkel Demi rrëfen si e

Me siguri që të gjithë e dini që gazetari Enkel Demi është i martuar me ish-deputeten e PDIU-së, Mesila Doda me të cilën ka edhe dy fëmijë. Por historia e tyre e dashurisë daton që në vitin 1993, dhe i ftuar në “Mos I fol shoferit”, Demi ka treguar për fillimet e tyre.

Ishte shumë e pranishme kur e pashë për herë të parë. Ishte një grua që, që kur e pashë në moment të parë, përvec se kishte një prani skenike, pastaj fliste shumë, tregonte gjëra. Ishte e rrjedhshme. Ne jemi takuar për të folur për politikën dhe ajo kishte informacion pafund,”– tregon në fillim gazetari.

I pyetur për mënyrën e propozimit, Enkeli tha se nuk ka pasur një propozim klasik. “Nuk ka qenë propozim klasik, iu ngjita ca kohë nga mbrapa sepse nuk ishte dashuri me shikim të parë. E ftoja për kafe, për ndonjë të ngrënë sepse bëhet fjalë për 1993 dhe unë nuk isha një prej njerëzve më të pasur të qytetit,”– vijon ai më tej.

Të gjitha kursimet i përdorje për atë?”– e pyet moderatorja.

Nuk kisha kursime, por i përdorja me listë. Në çdo kafe ose restorant që shkoja, i shkelja syrin kamarierit. Kjo ishte gjëja që e mahniti fillimisht atë se vinte nga Italia dhe tha, cfarë është ky njeri që gjithandej ka një llogari të hapur,”– përgjigjet Enkel Demi.

Përsa i përket puthjes së parë, Demi tha se e kishin shkëmbyer në zyrë. “Nuk ka qenë në ndonjë ambient shumë romantik. Në zyrë,”- përfundon gazetari.

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

showbiz showbiz enkel demi histori dashuri mesila doda mos i fol shoferit propozim martese puthja e pare enkel demi histori dashuri mesila doda mos i fol shoferit propozim martese puthja e pare

Sondazh

Poll