Art&Argëtim

“Ma ka bërë 8 me 2”, Sinan Hoxha tregon problemet e martesës: Nuk është edhe aq mjaltë

2 Shkurt 2019, 18:53 Nga DOSJA
“Ma ka bërë 8 me 2”, Sinan Hoxha tregon problemet e

Nëse e mbani mend kënga e Sinan Hoxhës me titull “8 me 2” u bë hit në kohën kur doli dhe shumica e meshkujve ndoshta gjenin veten aty. Por sot vetë këngëtari Sinan Hoxha po e përjeton në jetën e tij.

I ftuar në “E-show”, Sinani rrëfeu se martesa nuk është edhe aq mjaltë sa duket dhe se kërkon shumë përgjegjësi. Jeta e tij tashmë që është martuar ka ndryshuar krejtëisisht.

“Në fakt atëherë e bëra me humor për të ngacmuar të tjerët, por tani mu kthye mua edhe po ma ka bërë 8 me 2, jo mua por të gjithë njerëzve. Në fakt nuk ta bëjnë gratë por ta bën jeta, është vetë natyra.

Pra ti s’je më vetëm, ti je vetë i dyti dhe ke përgjegjësi tjetër, nuk mund të shkosh në shtëpi kur të duash, por duhet të shkosh në një orar të caktuar, kështu është jeta ose mos u martoni. Për të gjithë ata që nuk janë të martuar mendojeni mirë se nuk është aq mjalt mjaltë,”- rrëfen Hoxha.

Këngëtari është i martuar me bukuroshen Andrra Destani dhe së bashku janë prindër të një djali 3-vjeçar, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Ansi.

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

showbiz showbiz 8 me 2 andrra destani problemet e martese sinan hoxha 8 me 2 andrra destani problemet e martese sinan hoxha

Sondazh

Poll