Politike

Katër bashkitë model në Shqipëri, Rama: Veliaj dhe Sako të mësojnë nga kryetari i Shijakut

Katër bashkitë e përmendura nga Rama janë Lezha, Pogradeci, Mati dhe Shijaku, ndërkohë që mori si shembuj që duhet të mësojnë nga kjo e fundit, bashkitë e Durrësit dhe Tiranës.

22 Korrik 2022, 10:05 Nga A.B
Katër bashkitë model në Shqipëri, Rama: Veliaj dhe Sako
Edi Rama

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama ka shpallur katër bashkitë shembuj sipas tij në lidhje me funksionimin dhe menaxhimin e territorit. Katër bashkitë e përmendura nga Rama janë Lezha, Pogradeci, Mati dhe Shijaku, ndërkohë që mori si shembuj që duhet të mësojnë nga kjo e fundit, bashkitë e Durrësit dhe Tiranës.

Shkoni shikoni bashkinë e Matit për të kuptuar se çfarë mund të bëjë individi kur nuk e harron në asnjë ditë pse është aty se pse është aty dhe kush e ka çuar aty dhe kur për;iqet të lerë gjurmë me punën që bën.Ne patëm një process shumë të vështirë dhe kompleks që ka vënë në vështirësi shumë shtete më të avancuara, siç ishte rindërtimi nga tërmeti. Bashkia më shembullore e të gjitha bashkive është Shijaku sa i përket rindërtimit. Përfshi edhe Tiranën. Ka patur një përgjigje e institucionit në çdo hap, sikur të ishte bnjë instuitucon perëndimor. Si ndodhi kjo? Mos vallë erdhën nga Gjermania dhe Franca që Bashkia e Shijakut nuk ka shkelur asnjë afat në bërjen e dokumenteve, ne inventariziin e dëmeve, në dhënien e bonuseve, etj? Shumica  e atyre që punjnë aty janë ata që punonin më herët. Çfarë ndryshoi? Ndryshoi lidershipi. Dy bashkitë e mëdha Tirana dhe Durrësi nga pikëpamja e funksionimit në këtë procves, pavaësisht se kanë shumë problematika, kanë çfarë të mësojnë nga Bashkia e Shijakut“, tha Rama. 

edi rama rama ne pogradec

Sondazh

Poll