Politike

Skandali me pensionet në Dibër, Rama nga Pogradeci: Kryetari i di të gjitha

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u ndal dhe tek rasti i Dibrës dhe pse jo direkt kryeministri u shpreh se një kryetar bashkie i të gjitha çfarë ndodhin në qytet. 

22 Korrik 2022, 09:59 Nga A.B
Skandali me pensionet në Dibër, Rama nga Pogradeci: Kryetari i di
Edi Rama

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kryetarët e bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u ndal dhe tek rasti i Dibrës dhe pse jo direkt kryeministri u shpreh se një kryetar bashkie i të gjitha çfarë ndodhin në qytet. 

"Duhet ti dalësh përballë e ti thuash nuk duhet të jesh më drejtor hipoteke, ose drejtor poste se nuk e di kryetari i Bashkisë kur posta bën zullume me pensionistët e di që çke me atë punë se kryetari i di të gjitha. Kryetari i Bashksië së Tiranës nuk ka si ti dije të gjitha se është gjithë ai qytet, po si mundet kryetari i bashkisë të dëgjojë që posta të lozi me pensionet", tha Rama.

Punonjësi i postës Gazmir Hasi u arrestua nga Policia pasi akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentash. Sipas hetimve Hidri ka vjedhur pensionet rreth 6 milion leke te reja nga pensionet e qytetarëve. Dy shefat akuzohen se nuk e kanë pikasur vjedhjen edhe pse në dokumetacionet e plotësuara nga Hasi ka parregullsi. Sipas hetimeve ata kanë pasur dijeni për veprimet e vartësit të tyre. Skandali me pensionet dyshohet se ka ndodhur përgjatë muajve janar- mars. 

edi rama

Sondazh

Poll