Politike

'Kryetari i Bashkisë duhet të jetë i alarmuar'/ Rama: Nëse një drejtues lë kokrrën e namit, thuaji o ti o unë këtu

Rama u tha se ata duhet të jenë të alarmuar nëse shikojnë një drejtues në qytetin e tyre që po lë nam. 

22 Korrik 2022, 09:51 Nga A.B
'Kryetari i Bashkisë duhet të jetë i alarmuar'/ Rama:
Edi Rama

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama kërkoi nga kryetarët e bashkive që të kërkojnë llogari nga nënpunësit e tyre nëse shikojnë parregullsi në punë. Gjatë takimit me kryetarëve e Bashkive, Rama u tha se ata duhet të jenë të alarmuar nëse shikojnë një drejtues në qytetin e tyre që po lë nam. 

'Si i bëhet me borxhet? Ujësjellësa për drita.. dhe në këtë proces kemi bërë përmirësime por na duhen më shumë uniforme, nuk na duhen problematike. Të gjitha duhet të jenë të mirë, duhet të garantojnë mesataren e artë, kjo është A, raporti me qytetarët është baza. Cfarë kuptimi ka ti shkosh qytetarëve e tu thuash jam i joti,, duhet të kesh kujdes, respekt e sjellje ndaj qytetarëve. Ti si kryetar Bashkie duhet të jesh i alarmuar nëse një drejtues në qytetin tënd lë kokrrën e namit, duhet të thuash o unë o ky këtu, se i ka dalë boja, duhet të jesh avokati numër 1 i qytetarëve nga të gjithë gjakajdurët që vijnë vërdallë. '- u shpreh Rama. 

edi rama edi rama ne pogradec

Sondazh

Poll