Politike

Unaza e Madhe, Rama: Në mbikalimin e Shkozës po montohen 32 trarët

Rama deklaron se punimet do të përfundojnë shpejt dhe do të zgjerojnë ndjeshëm frymëmarrjen e trafikut në kryeqytet.

22 Korrik 2022, 08:25 Nga A.B
Unaza e Madhe, Rama: Në mbikalimin e Shkozës po montohen 32
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e punimeve nga kantieri i Unazës së Madhe të Tiranës, nga loti 3 në Unazën Lindore. Për këtë pjesë, kreu i qeverisë thotë se po bëhet montimi i 32 trarëve në mbikalimin e Shkozës, i cili sipas Ramës është një segment i rëndësishëm i këtij projekti, që do të përfundojë shpejt dhe do të zgjerojë ndjeshëm frymëmarrjen e trafikut në kryeqytet.

POSTIMI I RAMËS:

MIRËMËNGJES dhe me punimet që po avancojnë dita-ditës në të gjitha kantieret e Unazës së Madhe të Tiranës, ku aktualisht në Lotin 3 të Unazës Lindore, po bëhet montimi i 32 trarëve në mbikalimin e Shkozës, një segment i rëndësishëm i këtij projekti, që do të përfundojë shpejt dhe do të zgjerojë ndjeshëm frymëmarrjen e trafikut në kryeqytet, ju uroj një ditë të mbarë

edi rama

Sondazh

Poll