Politike

Rikthimi i basteve sportive online, Braçe: Sporti nuk bëhet me lekët e basteve, mjerim kur e mendon

FSHF po zhvillon diskutime me Ministrinë e Sportit që të rikthejë bastet online

22 Korrik 2022, 07:24 Nga A.B
Rikthimi i basteve sportive online, Braçe: Sporti nuk bëhet me
Erion Brace

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe është kundër kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit për rikthimin e basteve sportive online. Duke folur në 'Repolitix' Braçe tha se sporti nuk mund të ngrihet me paratë që vijnë nga ky aktivitet e më tej shtoi se nëse do të rikthehen do të ketë më shumë degjenerim. 

"Kush flet për nevojën e basteve nuk është specialist. Nuk e shikon, nuk ka vënë mend nga problemi i madh social që shkaktuan bastet masive në çdo kat të parë pallatit në këtë vend, nuk kanë nxënë asgjë. Kush do e ndalojë një bandit ta bëjë në mënyrë ilegale. Pse si ndalon sot shteti, me ca merret policia e shtetit. Është cënuar infrastruktura e basteve në këtë vend, asnjë ditë. Aksione sporadike që kanë mbledhur ndonjë kompjuter atje ku është zhvilluar veprimtaria  e basteve në mënyrë ilegale. Ja e bëmë dhe si do e ndalojë atë banditin. Kur kemi ndërhyrë, kemi ndërhyrë fort, ishte gjëja më e çmuar që u mbështet nga të gjithë të majtë e të djathtë. Nuk mendoj se sporti bëhet me lekët e basteve. Sporti duhet bërë ekonomi se është edhe ky i zëshëm. E vetmja federatë që ka mbi kokë një vendim dënimi për fiksim të rezultateve, kërkon rikthim të basteve. Sporti duhet kthyer në ekonomi, prej basteve degjenerohet siç u degjenerua. Bastet tani në kushtet e kësaj. Nga ata që këndohen se do bëhen të pasur nga e kuqja e zeza në ruletë. Është mjerim mental të mendosh se ekipi i futbollit bëhet nga ky mjerim", tha Braçe.

FSHF po zhvillon diskutime me Ministrinë e Sportit që të rikthejë bastet online dhe një pjesë e taksave të tyre të shkojnë për sportin.

erion brace baste online

Sondazh

Poll