Politike

Dritan Leli sfidon sërish socialistët, kundërshton projektin për bashkimin e ujësjellësve: Është kundër ligjit

Një vit pas përplasjeve të ashpra të 2021, përfshirë ato me kryeministrin Edi Rama, Leli ka nisur sërish përplasjet me socialistët e Vlorës.

21 Korrik 2022, 23:38 Nga k.m.
Dritan Leli sfidon sërish socialistët, kundërshton projektin
Dritan Leli dhe Edi Rama

VLORË- Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, i cili është përjashtuar nga Partia Socialiste, ka kundërshtuar një vendim të Këshillit Bashkiak për bashkimin e disa ujësjellësve. Një vit pas përplasjeve të ashpra të 2021, përfshirë ato me kryeministrin Edi Rama, Leli ka nisur sërish përplasjet me socialistët e Vlorës.

Shkak për këtë është bërë një reformë e Ujëlsjellës Kanalizimeve të Vlorës, ku për shkak të borxheve të mëdha të akumuluara nga kjo ndërmarrje, socialistët e Këshillit Bashkiak kërkojnë krijimin e një shoqërie aksionere. Kërkesa është hedhur poshtë nga Leli, i cili e konsideron si të paligjshme, ndërsa i ka dërguar edhe një letër Këshillit Bashkiak.

Kjo mesa duket do të jetë beteja e radhës e Dritan Lelit me socialistët, që me siguri nuk do i shpëtojë pa u vënë re edhe nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë nisi "kapjen" me Lelin, pasi ky i fundit refuzoi që të kandidonte si deputet në zgjedhjet parlamentare 25 prillit. Që nga 2021, marrëdhëniet e tij me Ramën nuk janë të njëjtat, edhe pse mori pjesë në Kongresin e PS.

Megjithatë duket se paqe nuk ka!

dritan leli edi rama

Sondazh

Poll