Politike

Kuvendi/ Miratohen 4 projektligje, nga memorandumi tek regjistri për krimet seksuale

Në Kuvend, deputetët e opozitës thanë se kjo është një lëvizje e qeverisë për të fshehur parcelat e hashashit.

21 Korrik 2022, 23:33 Nga k.m.
Kuvendi/ Miratohen 4 projektligje, nga memorandumi tek regjistri për krimet
Foto ilustruese

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka kaluar disa projektligje. Sot është miratuar në Kuvend me 80 vota pro, kundër 45, abstenim 1 projektligji “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë" në Republikën e Shqipërisë. Por nuk dihet ende se kush ka votuar dhe si. Në Kuvend, deputetët e opozitës thanë se kjo është një lëvizje e qeverisë për të fshehur parcelat e hashashit. Po ashtu, është votuar në Kuvend me 125 vota pro Projektligji “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.

Gjithashtu është votuar me 126 vota pro projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zviceriane, për mbrojtjen shoqërore”. Ndërsa projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” është miratuar pasi u votua me 76 vota pro, 44 kundër dhe 2 kundër.

Po ashtu, përveç projektligjeve të lartpërmendura, sot në Kuvend u miratua  me 125 vota pro rezoluta kundër raportit Dick Marty-t.

seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2022, 20:32 k.m.

Lukashenko: Bjellorusia është autoritare

Aleksandër Lukashenko Lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko, e ka pranuar të enjten se ai udhëheq një shtet autoritar, mirë...