Samiti i “Iranit të Lirë” në Durrës, ambasada e SHBA: Jemi në dijeni të një kërcënimi
Ambasada Amerikane në Shqipëri TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri ka publikuar një njoftim sigurie duke sqaruar ësht...
Seanca e parlamentit u shoqërua me debate të forta dhe akuza të ndërsjella mes shumicës dhe opozitës për qëndrimet e palëve ndaj zhvillimeve në Kosovë. Raporti i të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty ishte zanafilla që çoi më pas në ngritjen e një Gjykatë të Posaçme për krime lufte në Kosovë.
TIRANË- Miratohet me 125 vota pro rezoluta kundër raportit Dick Marty-t. Me këtë rezolutë, Parlamenti i Shqipërisë kundërshton raportin e Dick Marty mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Sali Berisha nuk ishte prezent në sallë, duke zgjedhur të kryejë bojkot në votim.
Seanca e parlamentit u shoqërua me debate të forta dhe akuza të ndërsjella mes shumicës dhe opozitës për qëndrimet e palëve ndaj zhvillimeve në Kosovë. Raporti i të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty ishte zanafilla që çoi më pas në ngritjen e një Gjykatë të Posaçme për krime lufte në Kosovë.
Rezoluta kërkon që Këshilli i Evropës të rishikojë aktin e miratuar prej tij në 2011,dhe kryeministri Edi Rama tha se këtë Shqipëria do ta kërkojë me ngulm në Strasburg. Në seancën e sotme, të dyja palët akuzuan njëra tjetrën se e kanë përdorur Kosovën për lojërat të politikës së brendshme, madje në një moment ish-kryeministri Sali Berisha iu afrua ulëses së kryeministrit Edi Rama.
Pas 11 vitesh, parlamenti shqiptar, në një rezolutë të posaçme, vlerëson se pretendimet e ngritura, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare dhe se vetë aktakuza e ndaj ish presidentit Hashim Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të ish Ushtrisë Çlirimtare, ishte një provë se asgjë e tillë nuk ka ndodhur.
Rezoluta e sponsorizuar thotë se pretendimet e ngritura nga Dick Marty për “vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë”, janë pretendime që “kanë mbetur të paargumentuara, të paaprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte”. Ndërsa në tekstin e rezolutës së sponsorizuar nga Partia Socialiste, po ashtu, i bëhet thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të rishikojë Rezolutën 1782, me të cilën ka miratuar raportin e Marty-t, si dhe “të rivlerësojë pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur” gjatë dekadës së fundit.
Ambasada Amerikane në Shqipëri TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri ka publikuar një njoftim sigurie duke sqaruar ësht...
Foto nga Kuvendi sot TIRANË- Instituti i Studimeve Politike kërkon transparencë e llogaridhënie nga Kuvendi për gjuhën e p&eu...
Dashamir Shehi dhe Milva Ekonomi TIRANË- Diskutimi për shpopullimin e vendit është shoqëruar me debate por edhe me batuta mes depu...
Mirela Kumbaro TIRANË- Debat në Kuvend mes ministres së Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe deputetes së Partisë Demokrat...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është ndalur në debatet që ka me ministren e Buj...
Erion Braçe TIRANË- Amnistia fiskale duhet të miratohet por fillimisht qeveria duhet të zbatojë rekomandimet e Komitetit Moneyv...
Ilir Meta dhe Shaip Kamberi KOSOVË- Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar mbrëmjen e sotme drejt Kosovës, ku edhe do të qëndroj&eu...
Alastair King-Smith TIRANË- Pas ambasadorëve të Gjermanisë dhe Francës që u larguan nga i ashtuquajturi “konsultim&rdq...
Aleksandër Lukashenko Lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko, e ka pranuar të enjten se ai udhëheq një shtet autoritar, mirë...
Stuart Peach I dërguari i posaçëm i qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach bëri të ditur t&eu...