Politike

Samiti i “Iranit të Lirë” në Durrës, ambasada e SHBA: Jemi në dijeni të një kërcënimi

Samiti do të mbahet në kampin e muxhaedinëve iranianë në MEK, pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022. Por, ambasada e SHBA i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin këtë ngjarje, në të kundërt të monitorojnë mediat lokale.

21 Korrik 2022, 23:07 Nga k.m.
Samiti i “Iranit të Lirë” në Durrës, ambasada e
Ambasada Amerikane në Shqipëri

TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri ka publikuar një njoftim sigurie duke sqaruar është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë. Samiti do të mbahet në kampin e muxhaedinëve iranianë në MEK, pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022. Por, ambasada e SHBA i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin këtë ngjarje, në të kundërt të monitorojnë mediat lokale, të mbajnë profil të ulët (të mos bëjnë postime në rrjete sociale) dhe të jenë të vetëdijshëm për çfarë i rrethon.

Vendndodhja: Pranë Durrësit, Shqipëri

Data: 23-24 korrik 2022

Ngjarja: Qeveria e SHBA është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022.

Veprimet që duhen ndërmarrë: Qytetarëve të SHBA-së u kërkohet të shmangin këtë ngjarje; Monitoroni mediat lokale
Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj; Mbani një profil të ulët

Samiti do të mbahet në kampin Ashraf, në afërsi të Manzës, rreth 30 km larg Tiranës. Atje kanë qytetin e tyre të paktën 3 mijë muxhahedinë që ndodhen në Shqipëri. Muxhahedinët konsiderohen grup terrorist nga Republika Islamike e Iranit dhe prej dekadash ndodhen në konflikt të hapur me regjimin atje.

Mbi 50 persona që dyshohet se janë të rekrutuar nga Irani për të bërë akt terrorist gjatë këtij samiti që do mbahet në Manëz, pas dy ditësh. Shërbimet inteligjente të policisë shqiptare e partenerëve ndërkombëtarë kanë kapur disa mesazhe të koduara që flasin për një akt të mundshëm terrorist me pasoja ndaj muxhahedinëve dhe sigurisë kombëtare në Shqipëri.

Ndërsa disa ditë më parë SPAK nisi një hetim për një grup me 20 persona, të gjithë ish-anëtarë të MEK, kishin në shënjestër opozitën iraniane që strehohet në vendin tonë në Manzë. Ata ishin rekurtuar nga agjencitë e shërbimeve sekrete iraniane dhe mbledhin të dhëna për kampin në Manzë, ku mendohet se kishin planifikuar një sulm terrorist.

Në Tetor të 2020 u arrestua ish-anëtari i MEK, Bijan Poolagrad si pjesë e kësaj celule. Ai u kallëzua nga nga personi që jetionte me qira.  Ai ndërhynte në rrjetet sociale të personave të tjerë, i merrte nën kontroll ato dhe kontaktonte me bashkëpunëtorët e tij, të cilëve i çonte foto, video dhe informacione për kampin. Ndërsa hetimet e fundit kanë zbuluar se në ndihmë të këtyre iranianëve kishte dhe shqiptarë, por deri më tani nuk ka asnjë të identifikuar me emër. Ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjithë dosjen e plotë. 

mek spiunet e mek

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2022, 20:32 k.m.

Lukashenko: Bjellorusia është autoritare

Aleksandër Lukashenko Lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko, e ka pranuar të enjten se ai udhëheq një shtet autoritar, mirë...