Politike

Fyerjet sot në Kuvend, ISP kërkon transparencë nga Kuvendi: Ku është Kodi i Etikës?!

ISP dënon fyerjet dhe nivelin arrogant të diskutimeve mes palëve, ndërsa duartrokitjet e deputetëve i konsideron shokuese.

21 Korrik 2022, 23:06 Nga k.m.
Fyerjet sot në Kuvend, ISP kërkon transparencë nga Kuvendi: Ku
Foto nga Kuvendi sot

TIRANË- Instituti i Studimeve Politike kërkon transparencë e llogaridhënie nga Kuvendi për gjuhën e përdorur sot në seancën plenare, të fundit para pushimeve të verës. ISP dënon fyerjet dhe nivelin arrogant të diskutimeve mes palëve, ndërsa duartrokitjet e deputetëve i konsideron shokuese.

“Nisje e gabuar & fyese per sfidat e vendit gjuha e sotme denigruese, personale dhe diskriminuese ne parlament. Shokuese duartrokitjet e deputeveve per nje gjuhe te tille & niveli arrogant i diskursit politik. Kodi i Etikes? Integriteti? Koha per Kuvend transparent e llogaridhenes,”- thuhet në reagimin e sotëm. 

Në seancën e sotme, prania e kryeministrit Rama, ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe Sali Berisha, ka sjellë përplasjen e fortë mes tyre. Rama u përplas disa herë me ish-kryeminiostrin Sali Berisha, ku të  dy nuk kursyen fyerjet ndaj njëri-tjetrit, madje u desh edhe ndërhyrja e Gardës. 

isp isp per kuvendin

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2022, 20:32 k.m.

Lukashenko: Bjellorusia është autoritare

Aleksandër Lukashenko Lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko, e ka pranuar të enjten se ai udhëheq një shtet autoritar, mirë...