Politike

Debat në Kuvend, Zhupa-Kumbaros: Ti bën atë që s’e mendon njeri. Ministrja: Ua qaj hallin studentëve që të kanë pedagoge

Ina Zhupa tha se Kumbaro është garanci e kryeministrit Edi Rama se do shkelet Kushtetuta.

21 Korrik 2022, 22:53 Nga k.m.

 

Debat në Kuvend, Zhupa-Kumbaros: Ti bën atë që s’e
Mirela Kumbaro

 

TIRANË- Debat në Kuvend mes ministres së Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa lidhur me ligjin e memorandumit për ndalimin e gjuetisë. Në fjalën e saj, Zhupa tha se Kumbaro është garanci e kryeministrit Edi Rama se do shkelet Kushtetuta. Ndërsa ministria i kujtoi profesionin si pedagoge.

Debati në sallë:

Zhupa: Mirela Kumbaro është një garanci, që gjithmonë do të ketë një shkelje kushtetuese në cdo veprim që bën. E ka treguar në cdo dikaster, që arrin të shkelë Kushtetutën, të shkelë Ligjin, arrin të bëjë atë që nuk e mendon njeri se mund ta bëjë. Është shumë mirë në kostumin e shkeljes së Kushtetutës. Nëse do t’i kishte përzemër organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e kafshëve të egra, me siguri nuk do ta kishin ndërtuar Aeroportin e Vlorës në një zonë, ku shfarosin aq shumë shpendë të rralla. Po bëni masakër.

Kumbaro: Çtë të them, ishte .. po dale mo dale se u përpoqa të përmblidhja 3 mesazhe. Një përçartje e kuptoj pas një ditë të gjatë edhe mund të jeni lodhur, po pa kryefjalë, pa kundrinorë pa sintaksë pa morfologji, më mori malli për kohën kur isha pedagoge dhe mundohesha të gjeja një cep për t’i dhënë studentëve një notë më të mirë. Por nuk e gjeta se ishte një përçartje totale. Meqë ke qenë edhe pedagoge, je pedagoge problemi nuk e kam tek banaliteti i fjalës, kur banalizohet fjala bëjmë të gjithë si ekspertë, zoologë, të hidrologjisë, detit, malit, fushës, satelitëve. Thjeshtë qaj hallin e studentëve që ju kanë pedagoge.

ina zhupa mirela kumbaro seanca plenare 8 korrik 2019

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2022, 20:32 k.m.

Lukashenko: Bjellorusia është autoritare

Aleksandër Lukashenko Lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko, e ka pranuar të enjten se ai udhëheq një shtet autoritar, mirë...