Aktualitet

Ndjekja e skafit, Artan Hoxha: Solli kokainë, e la në Ishëm, pastaj e dogjën mjetin trafikantët

Artan Hoxha deklaroi se gomonia edhe pse në ndjekje e sipër kishte mundur që të shkarkonte ngarkesën e saj në Ishëm.

21 Korrik 2022, 22:37 Nga k.m.
Ndjekja e skafit, Artan Hoxha: Solli kokainë, e la në Ishëm,
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë më shumë detaje lidhur me gomonen që u gjet e shkumbuar në Laç, pas ndjekjes nga Policia dhe agjentët e Frontex.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha deklaroi se gomonia edhe pse në ndjekje e sipër kishte mundur që të shkarkonte ngarkesën e saj në Ishëm. E më pas ishte parkuar diku për t'u djegur për të mos lënë pas asnjë gjurmë.

"E ndoqi Frontex, erdhën Italianët, na lajmëruan dhe ne. Skafi kishte 3 motorë, 11 metra i gjatë.Këto janë skafet që përdorën për të dërguar drogë në Turqi. Marrin 1-3 ton, jo më shumë. Këto skafe kaq të fuqishme,zakonisht çojnë kanabis dhe nga Turqia sjellin heroinë. Por është konstatuar se kanë sjellë edhe kokainë. Nuk u kap dot skafi. Erdhi nga Greqia, por nuk vjen me kanabis, ne e çojmë atje. Skafi po shkonte në Mal të Zi, por u kthye mbrapsht. Ndaloi në grykëderdhje të lumit Ishëm. Ka ndaluar, shkarkoi dhe më pas u dogj skafi,"-tha Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll