Politike

Debatet me Krifcën, Braçe: S'më intereson karrigia e ministres, duhen reforma në bujqësi e bursa e çmimeve

Sipas tij, ka ardhur koha që të merren reforma në bujqësi për ta zhvilluar këtë sektor.

21 Korrik 2022, 22:12 Nga k.m.
Debatet me Krifcën, Braçe: S'më intereson karrigia e
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është ndalur në debatet që ka me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca. Në një intervistë për ReportTv, Braçe u shpreh se nuk ka asnjë interes personal, madje nuk synon as vendin e ndonjë ministri, por i gjithë shqetësimi i tij janë problematikat e bujqësisë. Sipas tij, ka ardhur koha që të merren reforma në bujqësi për ta zhvilluar këtë sektor.

“S'kam asgjë personale me asnjë nga ata që janë të qeverisë, pavarësisht se kanë qenë në PS apo jo se skam asnjë interes personal. Nuk dua të jem në qeveri, as të jem ministër, nuk kam interes për karriget e cilitdo ministres, sot nesër e në vijim. Kur më kanë kërkuar që të marr përgjegjësi e të kryej detyra do i mendohem. Nuk kam asnjë interes personale. Nuk kam as tokë as para për tu marrë me këtë gjë. Nuk kam interesin e ndonjë tregtari. Shqetësimi është do mbetemi këtu, këtu jemi të prapambetur apo do bëjmë kapërcimin e madh në bujqësi? Nuk bëhet pa bujqit. Kush e mendon se bujqësia nis tek përpunuesi e kanë gabim. A ka mundësi ta vëmë çmimin tani në bursë dhe çdo bujk në Francë e Spanjë do mbjellë duke ditur çmimin e vitit të ardhshëm. E kam me bujqësinë. E kam me reformat që duhen ndërmarrë në aspektin e bujqësisë,”- tha Braçe

erion braçe

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2022, 20:32 k.m.

Lukashenko: Bjellorusia është autoritare

Aleksandër Lukashenko Lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko, e ka pranuar të enjten se ai udhëheq një shtet autoritar, mirë...