Politike

Kundër? Amnistia fiskale, Braçe: Të luftohen fillimisht paratë e krimit dhe korrupsionit, më pas të zbatojmë

Sipas Braçes, ende nuk është bërë sa duhet në vendin tonë në luftën kundër parave të pista dhe korrupsionit.

21 Korrik 2022, 22:11 Nga k.m.
Kundër? Amnistia fiskale, Braçe: Të luftohen fillimisht
Erion Braçe

TIRANË- Amnistia fiskale duhet të miratohet por fillimisht qeveria duhet të zbatojë rekomandimet e Komitetit Moneyval. Kështu është shprehur deputeti socialist Erion Braçe në Report Tv. Sipas Braçes, ende nuk është bërë sa duhet në vendin tonë në luftën kundër parave të pista dhe korrupsionit.

“Nuk mendoj që i takon vetëm maxhoranxës, kërkohen më shumë vota se PS. Është një proces shumë i gjerë, del jashtë kontureve të një grupi parlamentar. Është një proces që duhet të përfshijë shoqërinë. Duhen respektuar në maksimum, se kanë qenë ata që kanë mbajtur shtetin. Sado shumë të ketë qenë pjesa tjetër e parregullt me ligjet fiskale duhet ti nënshtrohen vullnetit të kësaj pakice. Gjëja që duhet bërë pas 32 vitesh të jetë një proces që përfshin dh nuk dëmton pakicën e ndershme. Pjesa tjetër është demagogji. Më gjeni një biznes që ka paguar çdo detyrim, unë padiksutim që i heq kapelën dhe do jem kundër amastisë fiskale nga fillimi në fund. Një rrogëtar që ia kanë deklaruar rrogën nga fillimi, qindarkë më qindarkë do jem unë kundër amnistisë. Amnisti fiskale në veprimtari pa përmbushur të gjitha detyrimet për pastrimin e parave të pista nga çdo institucion nuk duhet të nisë, duhet bërë kjo dhe kjo është çështje qeverisëse të bëhet kjo dhe pastaj duke marrë parasysh çdo shqetësim të minorancave dhe shumicave të ecim para. Pa bërë rekomandimet e Komitetit Moneyval nuk duhet të nisë,"- tha Braçe.

Amnistia Fiskale është deklaruar nga qeveria si mundësia për të legalizuar paratë e të gjithë emigrantëve shqiptarë. Pasi u refuzua dhe u kundërshtua publikisht herën e parë që u propozua, u rikthye edhe njëherë me Këshillimin Kombëtar. Sipas projektligjit që ëshët prezantuar deri më tani, shteti u jep mundësinë emigrantëve që të legalizojnë deri në dy milionë euro.

Në rastet kur subjektet deklaruese duan t’i transferojnë shumat e deklaruara jashtë vendit para këtij afati, ndaj tyre parashikohet penalitet në masën 30% të shumës së transferuar. Nëse subjektet vendosin t’i investojnë pasuritë e deklaruara në tituj shtetëror, bono thesari apo obligacioni jo më të vogla se 2-vjeçare, Banka e Shqipërisë do të mbajë një tatim prej 5% të shumë totale për investimet e bëra në 4-mujorin e parë prej hyrjes në fuqi të ligjit dhe 7% pas kësaj periudhe kohore.

Projektligji parashikon në mënyrë jo shumë bindëse se politikanët dhe familjarët e tyre të afërt nuk do të mund të përfitojnë, por në kushtet e “familjarëve të afërt” kanë vendosur kriterin e gjendjes civile “në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.” Shqipëria konsiderohet si një vend me rrezik të lartë për pastrimin e parave dhe me mekanizma të dobëta ligjzbatuese për identifikimin, hetimin dhe sekuestrimin e parave të pista.

erion braçe amnistia fiskale

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2022, 20:32 k.m.

Lukashenko: Bjellorusia është autoritare

Aleksandër Lukashenko Lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko, e ka pranuar të enjten se ai udhëheq një shtet autoritar, mirë...