Aktualitet

U gjet i mbytur në plazhin e Fierit, identifikohet pas 8 ditësh viktima, policia: Ishte shpallur i zhdukur

Policia bën me dije se viktima është 40-vjeçari Artur Buzhiqi me banim në Durrës.

21 Korrik 2022, 22:01 Nga k.m.
U gjet i mbytur në plazhin e Fierit, identifikohet pas 8 ditësh
Foto ilustruese

FIER- Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në plazhin e fshatit Ndërnënas në Fier më  13 korrik. Policia bën me dije se viktima është 40-vjeçari Artur Buzhiqi me banim në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim që prej 10 korrikut pas denoncimit të familjarëve për largimin e tij nga banesa.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në datë 13.07.2022, ku në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, një shtetas rreth 40 vjeç, është bërë i mundur identifikimi i tij, shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili është shpallur në kërkim në datë 10.07.2022 nga Komisariati i Policisë Durrës për largim nga banesa,"-bën me dije Policia.

artur buzhiqi durrës

Sondazh

Poll