Politike

Meta në Prishtinë, takohet me deputetin e Luginës së Preshevës: Shumë i lumtur të takoja vëllazërisht

Kreu i shtetit i ka shprehur deputetit të parlamentit serb, mbështetjen e tij për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

21 Korrik 2022, 21:42 Nga k.m.
Meta në Prishtinë, takohet me deputetin e Luginës së
Ilir Meta dhe Shaip Kamberi

KOSOVË- Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar mbrëmjen e sotme drejt Kosovës, ku edhe do të qëndrojë për një vizitë dy-ditore, ndërsa menjëherë është takuar me deputetin e Luginës së Preshevës, Shaip Kamberin. Kreu i shtetit i ka shprehur deputetit të parlamentit serb, mbështetjen e tij për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

"Shumë i lumtur të takoja sonte vëllazërisht në Prishtinë, përpara nisjes së vizitës time zyrtare në Kosovë, deputetin e Luginës së Preshevës, z.Shaip Kamberi. E urova përzemërsisht për fitoren e mandatit në Kuvendin e Serbisë dhe e garantova për mbështetje të plotë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që gjithmonë do të jenë në vëmendjen time. Mbështes plotësisht kërkesat legjitime të popullisë shqiptare në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë për përmirësimin e kushteve ekonomike, sociale dhe politike, pjesëmarrje në institucionet vendore dhe garantimit të plotë të të drejtave të pakicave sipas standardeve europiane,"-shkruan Meta.

POSTIMI I PLOTË:

ilir meta shaip kamberi

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2022, 20:32 k.m.

Lukashenko: Bjellorusia është autoritare

Aleksandër Lukashenko Lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko, e ka pranuar të enjten se ai udhëheq një shtet autoritar, mirë...