Aktualitet

Vrasja e Fatime Sulit, familjarët duan rikthimin e dosjes: Krimi është kryer në bashkëpunim

Në seancën e radhës, ata do të kërkojnë thirrjen në gjyq si dëshmitar të Izetit por edhe të një shtetasi të tretë me emrin Luli, që familjarët e cilësojnë si "dëshmitar okular" në ngjarjen e rëndë.

21 Korrik 2022, 21:05 Nga k.m.
Vrasja e Fatime Sulit, familjarët duan rikthimin e dosjes: Krimi
Fatime Suli

KUÇOVË- Familjarët e 63 vjeçares, Fatime Suli, e cila u vra në 20 janar të këtij viti në fshatin Kozare të Kuçovës kërkojnë rikthimin e dosjes në Prokurorinë e Beratit pasi pretendojnë se autori Fetah Mara nuk e ka kryer i vetëm krimin.

Avokati i familjes Suli, Ramiz Oboni deklaroi se familjarët kërkuan që çështja të rikthehet përsëri në Prokurorinë e Rrethit Berat, për hetime të mëtejshme, pasi mendojnë se në vrasje mund të ketë qenë i përfshirë dhe një person tjetër. Në seancën e radhës, ata do të kërkojnë thirrjen në gjyq si dëshmitar të Izetit por edhe të një shtetasi të tretë me emrin Luli, që familjarët e cilësojnë si "dëshmitar okular" në ngjarjen e rëndë. Por nuk dihet identiteti i tij i plotë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 Janarit në lagjen “Havaleas” në fshatin Kozare të Kuçovës. 64-vjeçarja Fatime Suli u gjet në kanal gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe. Familjarët e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur njoftuan policinë. Një orë më vonë trupi i saj u gjet rreth 1 km larg banesës.

Si rezultat i autopsisë mjeko ligjore rezultoi se gruaja kishte ndërruar jetë si pasojë e mbytjes. Kjo vuri në lëvizje policinë duke marrë në pyetje banorët dhe duke këqyrur pamjet filmike në kamerat e sigurisë në disa biznese në zonë duke identifikuar edhe autorin Fetah Marra. Sipas dëshmisë së dhënë prej tij në prokurori, shkaku ka nisur për një borxh 6 mijë lekë që sipas Marrës, viktima ia kishte atij dhe nuk ia jepte prej disa kohësh.

fatime suli

Sondazh

Poll