Aktualitet

Trafik droge, armësh dhe përplasje me Policinë/ Britania e Madhe kthen me charter 26 shqiptarë, të dënuar me 88 vite burg

Të gjithë, në kombinim me njëri-tjetrin, kanë marrë më shumë se 88 vjet burg.

21 Korrik 2022, 20:57 Nga k.m.
Trafik droge, armësh dhe përplasje me Policinë/ Britania e Madhe
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe ka bërë të ditur se ka kthyer sot në Shqipëri 26 shqiptarë të dënuar për krime të ndryshme duke nisur që nga rrëmbimi, trafiku i drogës dhe goditjes së një oficeri britanik. Kriminelët shqiptarë, përfshirë disa të dënuar për rrëmbim, furnizim droge dhe sulm ndaj një oficeri policie, janë dëbuar nga Britania e Madhe nga Ministria e Brendshme. E janë sjellë me charter në Shqipëri. Të gjithë, në kombinim me njëri-tjetrin, kanë marrë më shumë se 88 vjet burg.

Tre prej këtyre personave kishin hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, të tjerët janë dënuar me 20 vite burg për trafik droge ndërsa një tjetër ishte dënuar me më shumë se 4 vite burg për rrëmbim dhe sulm ndaj personit.

Një tjetër shqiptar rezultonte i dënuar me pesë vjet burg për armëmbajtje pa leje, ndërsa një tjetër që bën pjesë në listën e të dëbuarve kishte hyrë në Britani muajin e fundit me anë të gomones për një jetë më të mirë.

Gjithashtu, një tjetër u kap për trafik droge gjatë një kontrolli rutinë. Sipas policisë, ai kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nga Gjermania duke përdorur një pasaportë false, por nuk mbante mend se kur kishte hyrë në vend. Ai pranoi të rikthehej vullnetarisht në Shqipëri.

Sekretarja e Brendshme Priti Patel tha: Këta kriminelë janë përgjegjës për vepra të tmerrshme si furnizimi me drogë të klasit A ​​dhe mbajtja e armëve, të cilat shkatërrojnë jetë, familje dhe komunitete. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona, duke i lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve të tyre.

Që nga marsi i vitit 2021, më shumë se 10,000 kriminelë  të huaj janë larguar si me fluturime të planifikuara ashtu edhe me charter, me 91 fluturime të çarteruara në 13 vende të ndryshme./Marrë nga gbnews.uk

britani e madhe

Sondazh

Poll