Zbardhet skema e abuzimit me tenderat në Shkodër, kush janë policët dhe ish-policët e arrestuar
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (sikur SHÇBA) njofton se janë arrestuar 9 punonjës policie dhe punonjës administrate, ndërsa për 5 të tjerë është dhënë masa arrest me burg.
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka zbardhur skemën e abuzimit me tenderat nga efektivë dhe ish-efektivë të këtij komisariati, e paraprakisht bëhet me dije se përveç abuzimit me tenderin e rikonstruksionit, efektivët dhe punonjësit e administratës në Shkodër kanë vjedhur edhe pagat e policëve. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (sikur SHÇBA) njofton se janë arrestuar 9 punonjës policie dhe punonjës administrate, ndërsa për 5 të tjerë është dhënë masa arrest me burg. Specialistja e financës në drejtorinë e Policisë Shkodër vodhi pagat e efektivëve dhe i ndante edhe me punonjës të tjerë të Policisë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Shkodër – Drejtoria e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të AMP, në zbatim të urdhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka ekzekutuar 14 masa të sigurimit personal me karakter shtrëngues, regjistruar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.
Pas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 716/2022, Gjykata e Shkallës së Parë pranë Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vendosur të caktojë masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj 9 punonjësve:
1.Kryekomisar S.R., 41 vjeç, i punësuar pranë D.V.P Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
2. R.P., 38 vjeç, me detyrë Jurist pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;
3. R.K., 36 vjeç, me detyrë Specialist Finance pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
4. M.I., 66 vjeç, me detyrë Inxhinier/Mekanik pranë sektorit të Autotransportit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
5. A.H., 38 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e IT-së pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;
6. L.U., 37 vjeç, me detyrë Shef i Sektorit Logjistik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;
7. N/Komisar XH.I., 54 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e Rendit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim;
8. B.M., 38 vjeç, aktualisht me detyrë Specialist pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër (ish punonjës i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në pozicionin e Specialistit të Prokurimeve), i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;
9. A.B., 27 vjeç, i dyshuar për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim.
Në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Shkallës së Parë pranë Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vendosur të caktojë masën e sigurimit personal, “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj 5 punonjësve:
10. K.T., 54 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
11. P.P., 55 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
12. P.P., 55 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
13. V.XH., 60 vjeç, me detyrë Specialist pranë Sektorit të Financës në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
14. A.B, 34 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore rezulton se gjatë periudhës kohore 2020 deri në fund të vitit 2021, këta punonjës policie dhe punonjës të administratës civile pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë kryer veprime favorizuese dhe fiktive, me qëllim favorizimin e subjekteve të caktuara për përfitimin e tenderave me vlera të vogla që janë zhvilluar nga kjo Drejtori.
Gjatë hetimit ka rezultuar se punonjësit e Sektorit të Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë kryerjes së auditimit të procedurave të tenderimit për vitin 2020 dhe 2021 dyshohet se nuk kanë pasqyruar në mënyrë të qëllimshme shkeljet e kryera në lidhje me procedurat e prokurimeve kryer nga punonjësit përgjegjës të D.V.P Shkodër.
Po ashtu, gjatë hetimeve ka rezultuar se punonjësja V.XH., me detyrë Specialiste pranë Sektorit të Buxhet/Financës në D.V.P Shkodër dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke përvetësuar shuma të ndryshme parash në periudha të ndryshme kohore, për vete dhe punonjës të tjerë të kësaj Drejtorie, me burim të ardhurat nga paga e punonjësve të policisë.
Sondazh
Vrasësit erdhën nga Laçi, ikën sërish atje! Atentati në Fushë-Krujë, kush i çoi në pritë 3 të rinjtë
Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata TIRANË- Grupi që ekzektoi tre shokët në Fushë Krujë, atë ditë k...
FOTOJA- Humb 5-vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë, nëse e gjeni njoftoni menjëherë!
Alion Lika TIRANË- Një i mitur pasditen e sotme është denoncuar si i zhdukur nga familjarët. 5-vjeçari nga Tirana që s...
Shkodër/ Abuzuan me tenderin për rikonstruksionin e Komisariatit, 9 të arrestuar, mes tyre kryekomisari
Saimir Rustemi SHKODËR- Aksion në Shkodër, arrestohen efektivë dhe zyrtarë të Policisë. 9 punonjës të Pol...
‘Piratët” e Spanjës/ Trafik droge me vëllanë e ish-prokurorit, drejtësia bën një sy qorr ndaj pastrimit të parave në ndërtim
Foto ilustruese Plazhet me rërë të bardhë dhe liqenet e kripura piktoreske e bëjnë qytetin spanjoll të Torreviejas buz&e...
1336 qytetarë të infektuar me Covid në Shqipëri
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit, janë kryer 2749 testi...
Komando që vrasin? Klodiana Lala risjell rastin: Njëri u ndalua 3 javë më parë, kishte armë pa leje, por u lirua
Foto ilustruese TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka rikthyer një ngjarje që në fakt duhet të ngrejë alarmin në radhë...
5 ditë pasi zhdukjes së arkave/ Antidroga “xhiro” tek “BanaKing”, del me duar bosh
Foto ilustruese TIRANË- Kanë kaluar disa ditë, 5 për të qenë të saktë që kur arkat me banane u zhdukën ng...
Aksident në aksin Milot-Lezhë, dy makina përplasen, lëndohen drejtuesit e mjeteve
Pamje nga aksidenti MILOT- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot – Lezhë, ku dy makina janë përpla...
“E bardhë, e pastër si kristali”/ Artan Hoxha numëron arkat me banane: Erdhën 1921 kg, avulluan si me magji
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ironizuar humbjen e vazhdueshme të arkave me banane në portin e Durrësit, t&eu...
“Çohu ik...”/ Pushuesit e huaj në 'telashe', pronari u kërkon para për shezlongat kur s'kanë
Pamje nga bregu TIRANË- Brigjet e bregdetit janë pushtuar! Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video ku disa turist&...
