Aktualitet

FOTOJA- Humb 5-vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë, nëse e gjeni njoftoni menjëherë!

Ata të cilët menjëherë janë drejtuar në polici si dhe kanë kërkuar ndihmën e mediave për gjetjen e të miturit. Herën e fundit është parë në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë.

21 Korrik 2022, 19:46 Nga k.m.
FOTOJA- Humb 5-vjeçari në Tiranë, familjarët
Alion Lika

TIRANË- Një i mitur pasditen e sotme është denoncuar si i zhdukur nga familjarët. 5-vjeçari nga Tirana që shihni në foton e mëposhtme, me Alion Lika, rreth orës 18:00 ka humbur rrugën.

Kanë qenë familjarët, por për një moment u ka humbur nga sytë dhe është zhdukur. Ata të cilët menjëherë janë drejtuar në polici si dhe kanë kërkuar ndihmën e mediave për gjetjen e të miturit. Herën e fundit është parë në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë.

"Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.07.2022, rreth orës 19:00, është larguar nga familjarët (gjyshja e tij), një fëmijë 5 vjeç. Sipas familjarëve dyshohet se fëmija mund të jetë larguar në drejtim të Brrylit. Fëmija ka veshur bluzë të verdhë dhe tuta të zeza. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që mund ta kenë parë fëmijën ose mund të kenë informacion për vendndodhjen e tij, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112,"-njofton Policia.

Familjarët kanë vënë në dispozicion numrin e kontaktit: 0675508070. Nëse e shihni të miturin, ndalojeni dhe njoftoni menjëherë familjarët e tij, ose Policinë e Shtetit. 

alion lika

Sondazh

Poll