Aktualitet

Shkodër/ Abuzuan me tenderin për rikonstruksionin e Komisariatit, 9 të arrestuar, mes tyre kryekomisari

9 efektivë të Policisë së Shtetit janë arrestuar. Bëhet fjalë për tenderin për rikonstruksionin e komisariatit të policisë në Malësi të Madhe para 4-5 vitesh.

21 Korrik 2022, 19:27 Nga k.m.
Shkodër/ Abuzuan me tenderin për rikonstruksionin e Komisariatit, 9
Saimir Rustemi

SHKODËR- Aksion në Shkodër, arrestohen efektivë dhe zyrtarë të Policisë. 9 punonjës të Policisë së Shkodrës janë lënë në burg, kurse pesë të tjerë në "arrest shtëpie" për abuzim me tenderin e rikonstruksionit të godinës së komisariatit të Malësisë së Madhe. Pasditen e sotme, Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka ekzekutuar 14 masa sigurie për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për tenderin për rikonstruksionin e komisariatit të policisë në Malësi të Madhe para 4-5 vitesh.

Emrat e të arrestuarve:

Luida Ujka, 37 vjeç, me detyrë Shef i Sektorit Logjistik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim

Mustaf Ishmaku, 66 vjeç, me detyrë Inxhinier/Mekanik pranë sektorit të Autotransportit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim

Arsenida Hadri, 38 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e IT-së pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim

Veronika Gjanaj- specialiste financiare

Saimir Rustemi- ish-shef i rendit Shkodër, i punësuar pranë D.V.P Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim

Xhavid Isufi- specialist rendi, 54 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e Rendit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim;

Rudina Keçi- specialiste finance, me detyrë Specialist Finance pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

R.P., 38 vjeç, me detyrë Jurist pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;

B.M., 38 vjeç, aktualisht me detyrë Specialist pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër (ish punonjës i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në pozicionin e Specialistit të Prokurimeve), i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;

A.B., 27 vjeç, i dyshuar për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim.

"ARREST SHTËPIE"

K.T., 54 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

P.P., 55 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

P.P., 55 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

V.XH., 60 vjeç, me detyrë Specialist pranë Sektorit të Financës në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

A.B, 34 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim.

Mes 7 prej të arrestuarve dallohet dhe emri i Saimir Rustemit, ish-shefi i Rendit në Shkodër, i cili së fundmi ishte transferuar me detyrë në Policinë e Dibrës. Deri më tani të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës kohore 2020 deri në fund të vitit 2021, këta punonjës policie dhe punonjës të administratës civile kanë kryer veprime favorizuese dhe fiktive, me qëllim favorizimin e subjekteve të caktuara për përfitimin e tenderave me vlera të vogla që janë zhvilluar nga kjo Drejtori. Por deri më tani nuk dihet se cila ka qenë firma që ka përfituar nga bashkëpunimi me efektivët dhe zyrtarët e tjerë të Policisë së Shtetit. 

arrestimet ne policine e shkodres shkoder

Sondazh

Poll