Aktualitet

Komando që vrasin? Klodiana Lala risjell rastin: Njëri u ndalua 3 javë më parë, kishte armë pa leje, por u lirua

Pas publikimit të lajmit, pavarësisht përplasjeve, komandoja u lirua.

21 Korrik 2022, 18:56 Nga k.m.
Komando që vrasin? Klodiana Lala risjell rastin: Njëri u ndalua 3
Foto ilustruese

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka rikthyer një ngjarje që në fakt duhet të ngrejë alarmin në radhët e ushtrisë dhe Policisë së Shtetit. Një komando u ndalua 3 javë më parë në Durrës, pasi u kap me armë zjarri pa leje. Pas publikimit të lajmit, pavarësisht përplasjeve, komandoja u lirua.

"Komandoja dhe misteri i pistoletes. Nje komando u ndalua 3 jave me pare ne Durres, nen dyshimet per armembajtje pa leje. Lajmi trazoi institucionet dhe pati debat te ashper mes zyrtareve. Komandoja me inicialet L.B qendroi vetem pak ore ne komisariat. Arma sipas eksperteve ishte sportive dhe per kete shkak ushtaraku u lirua. Per rastin u informuan shume titullare institucionesh, disa prej te cileve ngrejne dyshime te forta qe komandoja u lirua nen ndikim. Ne kete vend, po te kapin edhe me nje thike te harrojne ne burg. Ama po je komando dhe me arme ne brez del ne liri per pak ore,"-shkruan gazetarja Lala.

Për çfarë mund t'i duan komandot armët në brez? Pse lirohen kur kapen në shkelje me ligjin, kush ndërhyn për ta? Ndërkohë që nuk kanë munguar dyshimet se për disa vrasje kriminale në vend kanë gisht, komando, por deri më tani askush nuk është ndaluar. E gjitha ka mbetur në kuadër të 'legjendave urbane', që nisin të besohen nga taktikat e përdorura gjatë vrasjeve. 

klodiana lala komando ne shqiperi

Sondazh

Poll