Politike

Harta e re Gjyqësore, Manja: Është e duhura, mund të krijojmë degë të gjykatave nëse shtohen çështjet

Ai u shpreh se harta e re do të hyjë në fuqi me 1 shkurt të vitit që vjen dhe do të procedohet me hapa, njëherë gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe më 1 korrik gjykatat e Apelit të Shkallës së Parë.

21 Korrik 2022, 18:00 Nga e.k
Harta e re Gjyqësore, Manja: Është e duhura, mund të
Ulsi Manja

TIRANË- Gjatë fjalës së tij në Kuvend ministri Drejtësisë foli dhe për miratimin e Hartës Gjyqësore në Këshillin e Ministrave dhge u shpreh se kjo është zgjidhja më e mirë për sistemin e drejtësisë.

Ai u shpreh se harta e re do të hyjë në fuqi me 1 shkurt të vitit që vjen dhe do të procedohet me hapa, njëherë gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe më 1 korrik gjykatat e Apelit të Shkallës së Parë.

Uksi Manja: Harta e re gjyqësore kaloi sot në qeveri dhe kam dosjen e plotë të hartës së re. Dua të falenderoj KLGJ për punën 3 vjeçare, e para  në llojin e vet me një grup ekspertësh, të asistuar nga ekspertët më të mirë të Këshillit të Europës por edhe me një ndihmë teknike nga SHBA që gjatë 3 viteve, nga nëntori 2019 finalizuan hartën e re gjyqësore, një produkt i sistemit gjyqësor. Ministria e Drejtësisë në referencë të ligjit 98/2016 është përfshirë që ditën e parë deri te bashkëpropozimi që u votua sot. Është ekzekutivi që do të japë mbështetjen për buxhetimin e hartës dhe logjistikën për të garantuar mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor. I kam dëgjuar të gjitha shqetësimet por dua të bëj të qartë se harta e re nuk do të cenojë asnjë shërbim për qytetarët në vendet ku gjykatat do mbyllen. Shërbimet gjyqësore do të jetë aty. Më 1 shkurt gjykatat e apelit, më 1 maj gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe më 1 korrik gjykatat e Apelit të Shkallës së Parë. Në varësi të numrit të gjyqtarëve që do kemi, ligji ka krijuar mundësinë e krijimit të degëve të gjykatave nëse do ketë shtim të volumit çështjeve. Të japim kontributin për implementimin e hartës dhe ta shfrytëzojmë këtë periudhë tranzitore për edukimin e qytetarëve me familjarizimin e hartave të reja.

Qeveria shqiptare ka miratuar Hartën e re Gjyqësore. Ashtu siç kishte paralajmëruar harta e re është miratuar, pa marrë parasysh bojkotin e avokatëve që vazhdon prej disa javësh. Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. KLGJ miratoi draftin më 10 qershor dhe i vetmi ndryshim nga propozimi i mëparshëm ishte shtimi i një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë.

seance plenare 21 korrik 2022 ulsi manja

Sondazh

Poll