Politike

'Punonjësi i gardës po kontrollonte për mina në parlament', Ironia e Dashnor Sules: Më mirë të përmbyset parlamenti

Deputeti demokrat Dashnor Sula gjatë fjalës së tij u shpreh me ironi një bisedë mes tij dhe një punonjësi të Gardës i cili ka qenë duke zhvilluar kontrollin rutinë me qenin anti-minë në oborrin e Kuvendit.

21 Korrik 2022, 17:07 Nga e.k
'Punonjësi i gardës po kontrollonte për mina në
Dashnor Sula

TIRANË- Kuvendi po zhvillon seancën e fundit parlamentare për këtë sesion. Deputeti demokrat Dashnor Sula gjatë fjalës së tij u shpreh me ironi një bisedë mes tij dhe një punonjësi të Gardës i cili ka qenë duke zhvilluar kontrollin rutinë me qenin anti-minë në oborrin e Kuvendit.

"Kur erdha këtu, respekt për atë punonjësin e gardës e gjeta me qenin anti-minë. I thashë, çfarë po bën? Po shikoj, tha mos u vihet minë deputetëve të parlamentit. Me humor, dëgjo i thash; gjeç belanë", tha Sula.

 Dashnor Sula: Kur dal nga Sauku çdo mëngjes që vij në Tiranë, për ditë, unë kam respekt për Gardën, në kohën e kryeministrit tonë nga një, tani nga dy në çdo cep, nga Surreli këtu bëhen nga 100 veta, përse keni frikë? Unë nuk kam frikë, as kolegët tuaj. Kur erdha këtu, respekt për atë punonjësin e gardës e gjeta me qenin anti-minë. I thashë, çfarë po bën? Po shikoj, tha mos u vihet minë deputetëve të parlamentit. Me humor, dëgjo i thash; gjeç belanë. Lërë më mirë, se edhe ne të pafajshmit, se këtu ka shkuar politika më mirë të përmbyset njëherë që të shpëtojë ky vend ose të bjerë ai 42-katshi, se deri këtu vjen ai dhe ne të pafajshmit të ikim me të fajshmit që jeni këtu mbrapa jo të gjithë.

dashnor sula

Sondazh

Poll