Politike

Rama paralajmëron shpalljen e Berishës "non grata"... në Marok

Në debatin nga foltorja, Rama tha se disa nuk kalojnë dot "oqeanin", të tjerë do të harrojnë edhe "Gjilbraltarin dhe Adriatikun", duke parashikuar kështu non-grata edhe nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian. 

21 Korrik 2022, 17:38 Nga k.m.
Rama paralajmëron shpalljen e Berishës "non grata"...
Edi Rama dhe Sali Berisha

Berishë, do shkosh në Marok?

–Jo, pse?

Po Rama tha që e kishe në plan…

Gabimet ndodhin, gafa bëjmë, njerëz jemi. Ndodh edhe për nxënësin e Fan Nolit, kryeministrin Edi Rama. I hutuar pak se kishte para tij dy kundërshtarë, ose ngaqë Sali Berisha iu afrua më shumë seç ndodh zakonisht, Rama e humbi pak. Në fjalën e tij, ku po bënte atë që bënte gjithmonë, kërcënoi  opozitën në Kuvend se do të përballet me të tjera sanksione pas "non-grata"-s për Sali Berishën. Në debatin nga foltorja, Rama tha se disa nuk kalojnë dot "oqeanin", të tjerë do të harrojnë edhe "Gjilbraltarin dhe Adriatikun", duke parashikuar kështu non-grata edhe nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian. 

Jo, mirë e ka Rama. Gjibraltari nuk është pjesë përbërëse e Mbretërisë së Bashkuar; është një koloni britanike në territorin spanjoll. Pra nëse ndonjëherë Berisha do të donte të shkonte në Marok me varkë, do të kalonte nga kjo ngushticë. Megjithatë sado bukur të jetë ideja që në këtë moshë Berisha të ndërmarrë një udhëtim nëpër Sahara, apo kudo në Afrikë, në fakt Rama e kishte mendjen tjetërkund. E kishte fjalën për La Manche, kanalin të ngushtë të Atlantikut që ndan bregdetin jugor të Anglisë nga bregu verior i Francës.

PRA: përmbledhim!

La Manche të çon në Mbretërinë e Bashkuar

Gjibraltari në Mbretërinë e Marokut

Ndoshta Rama se ka passion gjeografinë, e nuk ka përse ta ketë, por të paktën të mos flasë për ato që nuk i di me siguri. Jo për gjë, por turpëron profesorët e tij.

edi rama sali berisha

Sondazh

Poll