Politike

“Dëshmori i Atdheut”, Anri Kashiku dha jetën për të shpëtuar vëllanë e mikun, babai: Dhimbje e madhe

Ceremonia është zhvilluar në kryeministri në prani të familjarëve dhe të përfaqësuesve të federatës së rojeve të plazhit. I ati Anrit ndërsa falënderoi për vlerësimin që iu bë djalit.

21 Korrik 2022, 17:25 Nga k.m.
“Dëshmori i Atdheut”, Anri Kashiku dha jetën për
Edi Rama dhe i ati

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë medalje të artë për ‘Vlerësimin Profesional’, vrojtuesit Igli Shahinaj, i cili shpëtoi dy të miturit nga plazhi i Durrësit, por gjithashtu shpalli "dëshmor të kombit" 18-vjeçarin, Anri Kashiku. Ceremonia është zhvilluar në kryeministri në prani të familjarëve dhe të përfaqësuesve të federatës së rojeve të plazhit. I ati Anrit ndërsa falënderoi për vlerësimin që iu bë djalit.

"Kjo që më ndodhi mua shpresoj të mos i ndodh askujt, është një humbje. Nuk kam fjalë. Të falënderoj, për këtë që bëri qeveria, bëri që Anri mos të harrohet në të gjithë familjen shqiptare dhe kombin shqiptar", tha ai.

Me medaljen e artë është nderuar edhe vrojtuesi i plazhit Igli Shahinaj, i cili nuk i përmbajti dot lotët. 

"Më vjen keq për familjen e Anrit, ngushëllime. Bëra çfarë kisha mundësi. Më falni se nuk munda të ndihmoj edhe djalin tuaj të madh që të ishte këtu pranë jush sot,"-tha ai me zërin që i dridhej. 

Por si ndodhi ngjarja?

Disa javë më parë, kur vëllai dhe shoku i vëllait me të cilët i riu ishte duke u larë në bregdetin e Durrësit rrezikoheshin të mbyteshin, menjëherë në ndihmë të tyre shkoi Anri Kashiku, të cilin më pas e rrëmbyen dallgët. Trupi i tij i pajetë i tij u gjet pas disa orësh kërkimesh.

anri kashiku igli shahinaj

Sondazh

Poll