Politike

Britania në linjë me sanksionet e SHBA-së, Balla: A e kalon dot kanalin Anglez me not 'non grata' e PD

Ai u ndal dhe tek çështja e fundit e cila ka të bëjë me vendimin e Britanisë së Madhe për të sanksionuar 27 qytetarë shqiptarë që sipas saj kanë shkelur ligjin dhe kanë kryer korrupsion. Me këtë rast Balla shënjestroi dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha duke iu drejtuar se meqë në Amerikë nuk shkon dot po kanalin Anglez a mund ta kalosh?.

21 Korrik 2022, 16:58 Nga e.k
Britania në linjë me sanksionet e SHBA-së, Balla: A e kalon dot
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend  teksa foli për raportin vjetor të KQZ për vitin 2021 u shpreh se ndihet mirë për faktin që opozita nuk ka gjetur asgjë që të ankohet. 

"Jemi te çështja për raportin vjetor të KQZ për vitin 2021 dhe më vjen mirë që edhe opozita nuk gjen asgjë për tu ankuar përsa i përket punës së mirë të ushtruar nga gjithë administrata zgjedhore, nga komisoneri deri në nivelin më të ulët të KQZ. Por nuk do t’i shpëtoj as unë mundësisë për të diskutuar lidhur me momentin historik të fillimit të bisedimeve për anëtarësim", tha Balla.

Ai u ndal dhe tek çështja e fundit e cila ka të bëjë me vendimin e Britanisë së Madhe për të sanksionuar 27 qytetarë shqiptarë që sipas saj kanë shkelur ligjin dhe kanë kryer korrupsion. Me këtë rast Balla shënjestroi dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha duke iu drejtuar se meqë në Amerikë nuk shkon dot po kanalin Anglez a mund ta kalosh?.

"E cila në një kuadër të luftës globale anti-korrupsion ka njëhësuar listën e shpallur nga SHBA dhe natyrshëm që pyetja që shtrohet në këto raste është për njërin në fund të sallës. Mirë Atlantikun me not nuk e kalove dot, La Manshin e kalon dot me not", tha Balla

FJALA E KREUT TË GRUPIT TË PS

Taulant BallaJemi te çështja për raportin vjetor të KQZ për vitin 2021 dhe më vjen mirë që edhe opozita nuk gjen asgjë për tu ankuar përsa i përket punës së mirë të ushtruar nga gjithë administrata zgjedhore, nga komisoneri deri në nivelin më të ulët të KQZ.

Por nuk do t’i shpëtoj as unë mundësisë për të diskutuar lidhur me momentin historik të fillimit të bisedimeve për anëtarësim. Ndoshta ne në këtë sallë nuk e kemi kuptuar ende këtë arritje historike, që duhet të kishte ndodhur katër vite ë parë por edhe kjo anë e sallës u sqaruar se çështja nuk kishte të bënte me plotësimin e detyrave të shtëpisë për Shqipërinë por për një veto të Bullgarisë. Fakti që në momentin kjo mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut u mbajt në kohë rekord, 3 ditore gjithë puna për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Kësaj duhet t’i gëzohen të gjithë shqiptarët. 

Qasja e njëjtë e Britanisë së Madhe pas shpalljes nongrata të SHBA-ve. Unë jam këtu për ta përshëndetur vendimin e fundit të MB. E cila në një kuadër të luftës globale anti-korrupsion ka njëhësuar listën e shpallur nga SHBA dhe natyrshëm që pyetja që shtrohet në këto raste është për njërin në fund të sallës. Mirë Atlantikun me not nuk e kalove dot, La Manshin e kalon dot me not?

I dërguari i posaçëm britanik në Ballkan, Sir Stuart Peach ka paralajmëruar se Britania e Madhe ka gati një listë me 27 emra që do t'ju ndalohet hyrja në territorin britanik. Peach thotë se lista me 27 individë ka në përbërje biznesmenë dhe politikanë shqiptarë. Kjo deklaratë vjen disa orë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi PD në Kuvend se pas vendimit për non-gratan e Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Evropian.

taulant balla seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll