Politike

Akuzat për Kokoneshin, Bardhi: Trafikant qëniesh njerëzore, jemi të vendosur për të pastruar politikën

Gazment Bardhi e cilësoi si një trafikant të qënieve njerëzore, duke kujtuar edhe kryebashkiakë të tjerë socialistë që ai i ka denoncuar në të shkuarën dhe që janë "djegur" nga ligji i dekriminalizimit.

21 Korrik 2022, 16:59 Nga k.m.

Akuzat për Kokoneshin, Bardhi: Trafikant qëniesh njerëzore, jemi
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas komenteve që kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi bëri për akuzat e PD-së. Bardhi e cilësoi si një trafikant të qënieve njerëzore, duke kujtuar edhe kryebashkiakë të tjerë socialistë që ai i ka denoncuar në të shkuarën dhe që janë "djegur" nga ligji i dekriminalizimit.

"Lexova një reagim të një trafikanti qëniesh njerëzore të denoncuar nga vetë PS dhe mu kujtua Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku në akuzat ndaj meje. Ishte e njëjta gjuhë dhe të njëjtat argumente. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit është prioritet dhe grupi parlamentar i PD ka qenë dhe do mbetet i vendosur për të pastruar politikën nga personat me rekorde kriminale. Trafikantët dhe të korruptuarit duhet të jenë në burg dhe jo në krye të institucioneve", shkruan Bardhi.

Sot, Enkelejd Alibeaj dhe deputetë të tjerë të PD-së, i kanë kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm hetimin e Fredi Kokoneshit, kryetarit të Bashkisë Divjakë. Kjo pasi sipas tyre, ai rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qënieve njerëzore në Itali. 15 deputetë të PD i kërkojnë organit të prokurorisë që të ndjek procedurat sipas ligjit të dekriminalizimit. Vetë Kokoneshi ka reaguar dhe thotë se këto janë akuza të përsëritura, të njëjta me të vitit 2018.

Por Fredi Kokoneshi është verifikuar një herë nga Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2019, duke arritur në konkluzionin se Fredi Kokoneshi nuk është subjekt i ligjit të dekriminalizimit, pasi nuk është dënuar as në Shqipëri dhe as në Itali. Hetimi i Fredi Kokoneshit është kryer nga prokurori Arben Kraja, sot kryetar i SPAK-ut.

gazment bardhi fredi kokoneshi

Sondazh

Poll