Politike

Integrimi në BE, Tabaku: Ta lënë festën dhe të përqëndrohemi tek detyra që na pret

Duke folur për integrimin europian deputetja demokratike Jorida Tabaku u shpreh se duhen falenderuar ata që kanë punuar për këtë projekt ndër vite. 

21 Korrik 2022, 16:48 Nga e.k
Integrimi në BE, Tabaku: Ta lënë festën dhe të
Jorida Tabaku

TIRANË- Kuvendi po zhvillon seancen e fundit plenare për këtë sesion parlamentar ku në qendër të diskutimeve kanë qenë çështje të cilat e kanë mbajtur të ndezur debatin e fortë mes palëve. Duke folur për integrimin europian deputetja demokratike Jorida Tabaku u shpreh se duhen falenderuar ata që kanë punuar për këtë projekt ndër vite. 

Tabaku tha gjithashtu se duhet ta lëmë festën dhe të përqëndrohemi tek puna dhe detyrat që na presin.

Jorida Tabaku: Pak ditë më parë filloj Konferenca e Parë Ndërqeveritare, duke realizuar atë që kemi ëndërruar për një kohë të gjatë. Më lejoni të përshëndes këtë hap që është i rëndësishëm dhe ata që kanë punuar për këtë projekt ndër vite. Qëllimi jonë është të integrohemi në BE dhe jo të inegrojmë BE në politikën e vogël të vendit. Ne duhet së pari të duam veten para se Europa të na dojë. Parlamenti duhet të jetë i përfshirë në rolin e vet monitorues. Përpjekjet e mia dhe të Partisë Demokratike do jenë për të vazhduar përpara. Ta lënë festën dhe të përqëndrohemi tek detyra që na pret, koha nuk pret.

jorida tabaku seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll