Politike

VD/ Debatet në Kuvend, Basha kapet 'mat', udhëzon Alibeajn për të marrë fjalën

Në videon e siguruar nga mediat, duket Basha teksa i jep udhëzime Enkelejd Alibeajt gjatë kohës që qëndron i ulur pas tij.

21 Korrik 2022, 16:29 Nga e.k
VD/ Debatet në Kuvend, Basha kapet 'mat', udhëzon Alibeajn
Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Kuvendi po zhvillon diskutimet mbi projekt-rezolutën e propozuar nga mazhoranca për gjenocidin serb. Deputeti demokrat, Lulzim Basha dhe pse ka munguar në shumë seanca plenare sot zgjodhi të ishte i pranishëm gjatë diskutimeve ku mori dhe fjalën.

Në videon e siguruar nga mediat, duket Basha teksa i jep udhëzime Enkelejd Alibeajt gjatë kohës që qëndron i ulur pas tij.

 

Menjëherë pas debatit me Lindita Nikollën, Alibeaj u konsultua me Bashën dhe menjëherë kërkoi fjalën për procedurë. 

Kujtojmë se ditën e djeshme një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike u mblodhën në një takim informal të organizuar nga deputeti Lefter Gështenja ku diskutuan mbi situatën në kampin blu. Enkelejnd Alibeaj ka qenë i vetmi deputet në takim që nuk ka qenë kritik i lidershipit të Bashes gjatë kohë që ai ishte në krye të PD. Sipas mediave Alibeaj është shprehur se ai nuk e tradhton Bashen dhe duket dhe sot miqësia me të dyve mbetet e poalëkundur, por deri kur?

seance plenare 21 korrik 2022 lulzim basha enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll