Politike

Projekt -rezoluta për gjenocidin serb/ Spiropali: Të votohet nga të gjithë! Mesazhi për Berishen, po ikën si i padëshirueshëm

Spiropali nuk kurseu as lëvdatat për kreun e qeverisë teksa u shpreh se kurrë më parë Shqipëria nuk ka pasur më shumë dinjitet se tani.

21 Korrik 2022, 15:56 Nga e.k
Projekt -rezoluta për gjenocidin serb/  Spiropali: Të votohet nga
Elisa Spiropali

TIRANË-Ministrja e Shtetit për Marëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali duke folur në parlament në lidhje me projekt rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë të propozuar nga shumica qeverisëse u nshpreh se pavarësisht krahëve politik, duhet mbështetur nga të gjithë. 

Spiropali nuk kurseu as lëvdatat për kreun e qeverisë teksa u shpreh se kurrë më parë Shqipëria nuk ka pasur më shumë dinjitet se tani.

Elisa Spiropali: Jam krenare që jam pjesë e ekipit të kryeministrit Rama. Mes betejave për të mbijetuar mes sfidave të panumërta, nga pandemia tek tërmeti dhe tek luftrat globale. Kurrë ska pasur shqipëria më shumë dinjitet se sot. Kjo ditë është vetëm një stacion i shënuar drejt një tatëpjete më të fortë që ka nevojë për reforma historike. Askush nuk është i tepërt në këtë sipërmarrje, e tashmja harrohet shpejt por historia shkruan me gërma të mëdha, emrat e atyre që kontribojnë. Fati e desh që në të njëjten ditë të kalojë një nga rezolutat më të rëndësishme. Në një botë kur shpesh e vërteta është duke veshur këpucët gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës. Tentativa për të vënë një simetri mes luftësa fashiste të ushtrisë së Millosheviçit me luftën e drejtë të UÇK-së duhet të marrë fund. Paqja e arritur me luftë mbrohet vetëm nga e vërteta. E dinin që në krye të herës që raporti ishte një farsë një hakmarrje e frymëzuar nga ata që ishin mundur në luftë. Duke tentuar të kthejnë kokëposhtë të vërtetën të shndërronin kriminelët e luftës në viktima. Fiks aty ku mund ta pengojë e ta rikthejë mbrapsht vetëm e vërteta. Shfaqja e mëngjesit kishte hijet dhe dyshimet dhe erën e një të shkuare një gjuhë retorike një verbi që i ka bërë dëm Shqipërisë vijmësisht. Ne mund të kemi ndryshim, por për këtë çështje duhet ët kemi një zë. Do lutesha që kjo rezolutë të merrnin të gjitha votat. Askund pavarësisht kalvarit, heroizmi nuk mund të shndërrohet në krim dhe krimi nuk mund të amnistohet duke pretenduar viktimizim.  Kam edhe 2 fjalë për atë që nuk lë gur pa hedhur e baltë mbi të gjithë duke qenë i bindur se kështu ngre piedestalin e pushtetit të tij. E ka bërë shpesh këtë gjë dhe me Kosovën. Ka turfulluar me Prishtinën sa herë që në Tiranë i digjej toka nën këmbë.

Mund të mallkojë Edi Ramën sa të dojë e të flasë për shkallët ku ishte ulur kryeministri në Parlamentin Europian, mund të shpallë tradhtarë nga vrima e ti digjitale dhe njerëzit më në fund e kanë kuptuar të drejtë ta bëjë se është i dëshpëruar. Edi Rama të zbriti në ferrin e të vërtetës tënde.Erdhe si demagog dhe po ikën si i padëshirueshëm. Më shaj dhe më mallko edhe mua, merr me vete kë të duash, edhe Flamurin, edhe Edin dhe Lucin, edhe gratë deputetë të reagojnë, bëhuni të gjithë bashkë me burrat që bërtasin, nuk ka asnjë problem mund të merrem me ju të gjithë se nuk kam asnjë skelet frike. Ju mund të mallkoni sa të mundeni, ka kohë për punë të liga dhe pse koha juaj ka mbaruar prej kohësh.

elisa spiropali seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll