Aktualitet

Sulmi ndaj e-Albania, Prokuroria e Tiranës nis hetimet, sekuestrohen 4 llogari. Ndihmë edhe nga jashtë

Hetimet, sic thuhet zyrtarisht nga prokuroria e kryeqytetit drejtohen nga kryeprokurori i Tiranës Arens Çela e gjithashtu nga prokurori Bledar Valikaj, por pjesë e hetimit që konsiderohet tepër i rëndësishëm për autoritetet e drejtësisë, janë edhe një ekip i njësisë C në Policinë e Shtetit.

21 Korrik 2022, 15:56 Nga k.m.
Sulmi ndaj e-Albania, Prokuroria e Tiranës nis hetimet, sekuestrohen 4
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet sa i takon sulmit të njëkohshëm ndaj shërbimeve qeveritare që shkaktuan më pas vështirësi për qytetarët shqiptarë. Gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel se hetimet kanë nisur për 4 vepra penale, konkretisht: Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike, ndërhyrje në sistemin kompjuterik dhe keqpërdorim të sistemit kompjuterik.

Hetimet, sic thuhet zyrtarisht nga prokuroria e kryeqytetit drejtohen nga kryeprokurori i Tiranës Arens Çela e gjithashtu nga prokurori Bledar Valikaj, por pjesë e hetimit që konsiderohet tepër i rëndësishëm për autoritetet e drejtësisë, janë edhe një ekip i njësisë C në Policinë e Shtetit.

Deri më tani, hetimet po drejtohen drejt mundësisë së një sulmi kibernetik për të destabilizuar vendin, e po ashtu bëhet me dije se kjo çështje po trajtohet me urgjencë nga të gjithë anëtarët e grupit hetimor. Përveç autoriteteve shqiptare është kërkuar ndihma e agjencive ndërkombëtare. E deri më tani shtë vendosur sekuestro për 4 llogari që dyshohet se janë përdorur nga hakerat kibernetikë. Të gjitha këto llogari të sekuestruara konsiderohen si llogari të përdorura nga hakera dhe rezulton se kanë sulmuar njëherazi dhe në mënyrë të organizuar shërbimet qeveritare në Shqipëri.

Ndërkohë që, ka dyshime se këto sulme vijnë nga jashtë Shqipërisë, nga një vend tjetër por pa u specifikuar se cili është ky shtet jo mik për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama tha dje se dyshohet tek dy vende jomike, por nuk dha detaje të tjera. Por për shkak të këtij sulmi kibernetik, për gati 4 ditë të gjitha portalet e qeverisë ishin të paaksesueshme, duke shkaktuar dhe një kaos me shërbimet që merren online nga qytetarët. Megjithatë deri më tani është bërë me mundur ndryshimi i disa prej tyre. 

hackerat sulmojne shqiperine

Sondazh

Poll