Aktualitet

Miratimi i Hartës së re Gjyqësore, ambasada e SHBA: Shembull i mirë bashkëpunimi

Ambasada bën me dije se mirëpret vendimin për miratimin e hartës së re gjyqësore

21 Korrik 2022, 15:49 Nga A.B
Miratimi i Hartës së re Gjyqësore, ambasada e SHBA: Shembull i
Ambasada amerikane

TIRANË- Ambasada amerikane ka reaguar për miratimin e Hartës së Re Gjyqësore. Në një reagim në rrjete sociale, ambasada bën me dije se mirëpret vendimin për miratimin e hartës së re gjyqësore. Marrëveshja për hartën thuhet në reagim është një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të pavarura.

DEKLARATA E PLOTË:

Mirëpresim miratimin nga Këshilli i Ministrave të hartës së re gjyqësore sot. Harta e gjykatave të Shqipërisë u hartua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nëpërmjet një procesi që përfshiu Ministrinë e Drejtësisë dhe aktorë të tjerë, si dhe ndihmë teknike nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës. Marrëveshja për hartën, e cila pasoi konsultime të gjera dhe marrjen në shqyrtim të shqetësimeve nga palët e interesuara si pjesë e procesit tre-vjeçar, përfaqëson një shembull të mirë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të pavarura.

harta e re gjyqesor

Sondazh

Poll