Aktualitet

Harta e re gjyqësore, avokatët ndërpresin bojkotin disa javor, Haxhia: Do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese

Kreu i Dhomës së Avokatëve Maks Haxhia paralajmëroi se hapi i radhës për të kundërshtuar këtë vendim do të jetë Gjykata Kushtetuesem ndërkohë ministri Ulsi Manja bëri të ditur se harta e re e projektuar nga KLGJ do të nisë të vihet në zbatim në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

21 Korrik 2022, 15:38 Nga e.k
Harta e re gjyqësore, avokatët ndërpresin bojkotin disa javor,
Maks Haxhia

TIRANË- Ka përfunduar ditën e sotme bojkti i nisur prej javësh nga avokatët të cilët kundërshtonin miratimin e Hartës së re Gjyqësore. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të thirrur pas miratimit të hartës në mbledhjen e këshillit të ministrave. 

Kreu i Dhomës së Avokatëve Maks Haxhia paralajmëroi se hapi i radhës për të kundërshtuar këtë vendim do të jetë Gjykata Kushtetuesem ndërkohë ministri Ulsi Manja bëri të ditur se harta e re e projektuar nga KLGJ do të nisë të vihet në zbatim në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

"Pavarësisht nga vendimmarrja, hapi ynë final do të jetë gjykata Kushtetuese. Ky këshill ka ngritur edhe një grup i cili do përgatisë materiale për gjykatën Kushetuese”, u shpreh Haxhia.

Qeveria shqiptare ka miratuar Hartën e re Gjyqësore. Ashtu siç kishte paralajmëruar harta e re është miratuar, pa marrë parasysh bojkotin e avokatëve që vazhdon prej disa javësh. Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. KLGJ miratoi draftin më 10 qershor dhe i vetmi ndryshim nga propozimi i mëparshëm ishte shtimi i një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë.

 

 

harta e re gjyqesore maks haxhia

Sondazh

Poll