Politike

27 zyrtarë non grata nga Britania e Madhe, Yuri Kim: E mirëpresim vendimin, askush nuk është mbi ligjin

Kim mirëpret vendimin e Britanisë së Madhe si dhe thekson se askush nuk është mbi ligjin.

21 Korrik 2022, 15:13 Nga A.B
27 zyrtarë non grata nga Britania e Madhe, Yuri Kim: E mirëpresim
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar ditën e sotme ndaj qëndrimit të Britanisë për të ndërmarrë një aksion të rëndësishëm ndaj politikanëve shqiptarë të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Kim mirëpret vendimin e Britanisë së Madhe si dhe thekson se askush nuk është mbi ligjin.

REAGIMI:

Ne e mirëpresim këtë veprim të rëndësishëm. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit - me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion të madh dhe minuar demokracinë - duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin.

I dërguari i posaçëm britanik në Ballkan, Sir Stuart Peach ka paralajmëruar se Britania e Madhe ka gati një listë me 27 emra që do t'ju ndalohet hyrja në territorin britanik. Peach thotë se lista me 27 individë ka në përbërje biznesmenë dhe politikanë shqiptarë. Kjo deklaratë vjen disa orë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi PD në Kuvend se pas vendimit për non-gratan e Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Evropian.

nongratat e britanis yuri kim

Sondazh

Poll