Politike

Axhenda e së dielës/ Meta dorëzon detyrën, Bajram Begaj betohet si President

Në këtë ceremoni bëhet dorëzimi i detyrës nga presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri, Bajram Begaj, i cili mësohet se do të shoqërohet nga familja e tij.

21 Korrik 2022, 14:43 Nga A.B
Axhenda e së dielës/ Meta dorëzon detyrën, Bajram Begaj
Bajram Begaj, Edi Rama

TIRANË- Ditën e dielë, Bajram Begaj merr detyrën si president i Shqipërisë. Ceremonia pritet të nisë në orën 18:00 në Parlamentin e Shqipërisë ndërsa seancën do ta drejtojë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Pas leximit të formulës së betimit, Begaj do të betohet para deputetëve të Kuvendit, dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse. Ceremonia e dytë do të zhvillohet në ambientet e Presidencës. Ajo është parashikuar të zhvillohet në orën 19:30. Në këtë ceremoni bëhet dorëzimi i detyrës nga presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri, Bajram Begaj, i cili mësohet se do të shoqërohet nga familja e tij.

Në mënyrë simbolike kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj, do i dorëzojë Presidentit Begaj, kushtetutën e vendit. Pjesë e ceremonialit do të jetë dhe shoqërimi i emërimit të kreut të shtetit me 21 të shtëna topi.

Pas këtij ceremoniali, Presidenti i ri do të mbajë një fjalë përshëndetëse para personaliteteve të ftuara në këtë aktivitet, si edhe qeveritarëve dhe trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë.

ilir meta bajram begaj

Sondazh

Poll